Gusht 01, 2021 15:45 Europe/Tirane
  • Ruhani: Kërkoj falja nga populli i Iranit për shkak të vuajtjeve që ka përjetuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona që të mos ekzistojë ndonjë mangësi dhe e metë gjatë kësaj periudhe. Nëse kemi pas të meta e mangësi, kërkoj falja nga populli i Iranit”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të dielën) në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka thënë: “Kemi përdorur të gjitha kapacitetet tona për të siguruar artikujt themelor gjatë kohës së luftës imponuese ekonomike. Mirëpo kjo nuk do të thotë se puna jonë ishte pa të meta dhe mangësi, prandaj nëse kemi pas të meta e mangësi, kërkojmë falja nga populli i Iranit”.

Ruhani vuri në dukje faktin se populli iranian shumë mirë e di se rrethanat e punës së qeverisë nga katër vitet e para deri në katër vitet e dyta, nuk kanë qenë të njëjta, ndërsa shtoi: “Në katër vitet e para, kemi pas kushte dhe rrethana të mira si në nivelin e brendshëm ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar, si nga aspekti i kapitalit social ashtu edhe nga aspekti i shpresës së qytetarëve për të ardhmen, mirëpo në katër vitet e mandatit të dytë, rrethanat kanë qenë më të ndryshme. Në katër vitet e mandatit të parë, ishim në periudhën e bashkëpunimit me botën dhe ishim të sigurt plotësisht se jemi përball fuqive të mëdha në negociata. Kemi diplomatë aq të zotë dhe ekspertë të drejtësisë aq të aftë në linjën e parë të këtij fronti sa që e pamë se në periudha shumë të ndjeshme, ne kemi dalë ngadhënjimtarë”.

Presidenti i Iranit në fund duke vlerësuar punën e ministrave dhe anëtarëve të kabinetit të tij në 8 vitet e kaluara, tha: “Në periudhën e përhapjes së pandemisë së virusit Korona, kanë qenë ditë të vështira për punonjësit e sektorit shëndetësore dhe personelin e spitaleve. Kërkoj falje nga populli iranian për shkak të vuajtjeve që ka përjetuar dhe e falënderoj atë për fitoret e realizuara. Nëse dëshiron dikush të gjykojë punën e qeverisë, duhet të marrë parasysh sanksionet, pandeminë Korona dhe thatësirën, pastaj të gjykojë”.

Tags