Gusht 15, 2021 20:48 Europe/Tirane
  • Importi i më shumë se 23 milion dozave të vaksinës kundër koronës në Iran

Drejtori teknik i doganave të Iranit njoftoi për importin e më shumë se 23 milion dozave të vaksinës në kundër koronës në Iran.

Mehrdad Xhamal Arvanghi, drejtor teknik i doganave të Iranit, të Dielën në një intervistë me Agjencinë e lajmeve IRIB, tha: "Sipas statistikave të fundit të regjistruara në doganë, 23 milionë 734 mijë e 610 doza të vaksinës kundër koronës janë importuar në Iran." Ai shtoi: "Sot, 1,110,000 doza vaksine nga Kina arritën në Aeroportin Imam Khomeini." Irani po kalon një periudhë të vështirë në përballjen me pandeminë e COVID 19. Në 24 orët e fundit, 620 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 97.828 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 15.096.142 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 4.070.484 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 19.166.626 persona.

 

Tags