Organizohet nata e parë e zimbajtjes për imam Husseinin(as) në prani të liderit suprem
(last modified Mon, 16 Aug 2021 07:11:25 GMT )
Gusht 16, 2021 09:11 Europe/Tirane
  • Organizohet nata e parë e zimbajtjes për imam Husseinin(as) në prani të liderit suprem

Nata e parë e ceremonisë për martirizimin e imam Huseinit(as) në prani të liderit suprem u organizua në huseinainë imam Khomeini(ra) në Teheran.

Zyra për informim e lidershipit të Iranit njoftoi se kjo ceremoni në bazë të protokollove shëndetësore dhe në bazë të theksimit të liderit suprem Ajetollah Khamenei për të respektuar vendimet e shtabit kombëtar të luftës kundër virusit korona, është organizuar pa praninë e pjesëmarrësve të tjerë. Sipas bazës së informacionit të zyrës së Liderit Suprem, në këtë ceremoni, e cila u mbajt pa praninë e turmës për shkak të shpërthimit të virusit Korona dhe me udhëzimin e Ajetollah Khamenei,  Hoxhatul’islam Muslemin Sadiki theksoi ndjekjen e udhëzimeve të Shtabit Kombëtar kundër korona dhe i konsideroi shenjtorët si inkurajues të thirrjes për monoteizëm dhe shmangien e tiranisë dhe tha: "Ky parim tregon domosdoshmërinë e një qeverie fetare, sepse krijimi i një shoqërie monoteiste dhe shpërbërja e qeverive të korruptuara dhe tiranike varet nga formimi i një qeverie fetare". Ceremonia e zisë për martirizimin e Hazretit Aba Abdullah Al-Hussein (AS), Imami i tretë i Shiitëve të botës, do të mbahet nga nata e shtatë deri në natën e dymbëdhjetë të Muharremit 1443 për 6 netë në huseininë e Imam Khomeinit(ra) në Teheran. Imami i tretë i shiitëve të botës dhe shokët besnikë të tij u martirizuan më 10 Muharrem të vitit 61 në Qerbela.

Tags