Irani dënon sulmin terrorist mbi zimbajtësit e Ashuras në Pakistan
(last modified Fri, 20 Aug 2021 05:26:43 GMT )
Gusht 20, 2021 07:26 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist mbi zimbajtësit e Ashuras në Pakistan

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar një sulm brutal terrorist në provincën Punxhab të Pakistanit kundër ceremonive përkujtimore të zisë së Ashurasë të mbajtur nga myslimanët shi'itë vendas, duke shprehur simpati të thellë me familjet e viktimave.

Duke këmbëngulur në nevojën për të luftuar të gjitha format e akteve të tilla çnjerëzore të terrorizmit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh bëri thirrje të enjten për bashkëpunim midis të gjitha shteteve rajonale në luftën e vazhdueshme kundër autorëve, organizatorëve, sponsorëve dhe mbështetësve financiarë të sulmeve të tilla. Reagimi i Teheranit erdhi pasi një bombë e fuqishme shpërtheu midis një grupi zimbajtësish shi'itë pakistanezë që përkujtonin Ashuran - duke shënuar përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), imamit të tretë të myslimanëve shi'itë dhe nipit të Profetit Muhamed (s.a.v.s.) në tragjedinë e Qerbelasë. Sulmi terrorist ndodhi në provincën lindore Punxhab, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmi i së enjtes erdhi pasi myslimanët shi'itë pakistanezë - kryesisht nga komuniteti Hazara - kanë qenë vazhdimisht objektiv i akteve terroriste nga militantët ekstremistë gjatë dekadës së fundit.

 

Tags