Presidenti Raisi zotohet të mos heqë dorë nga lufta kundër korrupsionit
(last modified Wed, 25 Aug 2021 18:52:50 GMT )
Gusht 25, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi zotohet të mos heqë dorë nga lufta kundër korrupsionit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi e siguroi Parlamentin iranian se ai, në asnjë rrethanë, nuk do të tërhiqej nga lufta kundër korrupsionit.

"Lufta kundër korrupsionit është një imperativ kryesor në qeveri dhe nuk do të ketë tolerancë as edhe për rastet më të vogla të korrupsionit," tha të Mërkurën shefi i ekzekutivit iranian në fund të një sesioni parlamentar të mbajtur për të diskutuar ministrat e tij të propozuar. "Unë, në asnjë rrethanë, nuk do të tërhiqem nga luftimi i korrupsionit," shtoi Raisi, duke pohuar se një qeveri që është e prirur për të luftuar praktikat korruptive duhet të drejtohet nga një figurë e vendosur anti-korrupsion. Ai falënderoi organin legjislativ për vlerësimin e kandidatëve për portofole të ndryshëm ministrore, duke e nxitur atë që të përfundojë detyrën sa më shpejt në mënyrë që qeveria të fillojë punën për zgjidhjen e problemeve të vendit. Raisi e përshkroi kryerjen e detyrës nga Parlamenti si "një reflektim të demokracisë fetare" që i lejon ligjvënësit të vlerësojnë kualifikimet e kandidatëve "me kujdes dhe përpikëri". Të nominuarit, shtoi Presidenti, janë përzgjedhur bazuar në standardet që ai kishte specifikuar në fushatën e tij elektorale, gjegjësisht barometra të tillë si "kompetenca, ekspertiza dhe ndershmëria ndaj popullit".

 

Tags