Presidenti Raisi: Irani dhe Iraku vendosën për zgjerimin e lidhjeve në të gjitha fushat pavarësisht planeve të armiqve
(last modified Sun, 12 Sep 2021 18:16:23 GMT )
Shtator 12, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Irani dhe Iraku vendosën për zgjerimin e lidhjeve në të gjitha fushat pavarësisht planeve të armiqve

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi deklaroi se pavarësisht asaj që synojnë armiqtë e dy kombeve, Irani dhe Iraku do të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre në të gjitha nivelet çdo ditë e më shumë.

Raisi i bëri komentet të Dielën ndërsa foli në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irakian Mustafa al-Kadhimi në Teheran. "Pavarësisht asaj që duan armiqtë, marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut do të zgjerohen çdo ditë, sepse zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe mund të rrisë rolin që Teherani dhe Bagdadi luajnë në marrëdhëniet rajonale dhe globale, dhe do të forcojë gjithashtu marrëdhëniet ndërkombëtare," tha shefi ekzekutiv i Iranit. "Zoti al-Kadhimi na tha për heqjen e regjimit të vizave midis dy vendeve dhe ky ishte një lajm i mirë," tha Raisi. Në vazhdim të fjalës së tij, Presidenti i Iranit tha se "Irani dhe Iraku janë të vendosur të zhvillojnë korridorin hekurudhor, i cili lidh qytetin jugperëndimor të Iranit Shalamcheh me qytetin irakian të Basrës. Kjo çështje do të zgjidhet me shpejtësi përmes përpjekjeve nga ministrat përkatës në Iran dhe Irak”, shtoi ai. Kryeministri irakian, nga ana e tij, vlerësoi mbështetjen e Iranit për vendin dhe kombin e tij në luftën kundër grupit terrorist ISIS, duke theksuar se qeveria dhe kombi irakian nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen e Iranit në këtë drejtim. Irani që nga fillimi qëndroi pranë popullit irakian në luftën kundër terroristëve të ISIS dhe populli irakian do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Teheranit, tha Kadhimi. Ai theksoi se Iraku ndjek një pozicion fiks dhe të qëndrueshëm kundrejt Iranit, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për popullin dhe qeverinë iraniane në të gjitha fushat. Ai vuri në dukje se zhvilloi bisedime me Presidentin iranian mbi mënyrat për të zgjeruar marrëdhëniet reciproke, duke thënë se Teherani dhe Bagdadi janë të vendosur në zhvillimin e lidhjeve për t'i shërbyer interesave të dy kombeve.

 

Tags