Në Teheran do të zhvillohet takimi trepalësh mes Iranit, Republikës së Azerbajxhanit dhe Turqisë
(last modified Thu, 23 Sep 2021 13:00:27 GMT )
Shtator 23, 2021 15:00 Europe/Tirane
  • Në Teheran do të zhvillohet takimi trepalësh mes Iranit, Republikës së Azerbajxhanit dhe Turqisë

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Turqisë kanë rënë dakord se takimi trepalësh i Iranit, Turqisë dhe Republikës të Azerbajxhanit do të zhvillohet në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takim me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, vuri në dukje faktin se zhvillime të reja janë duke ndodhur në rajon dhe theksoi nevojën për kontakte dhe bisedime të rregullta mes të dy vendeve, Iranit dhe Turqisë.

Amir Abdulahjan në lidhje me zhvillimet në Afganistan, gjithashtu ka thënë: “Në këtë vend jemi në kontakt me të gjitha palët, mirëpo ajo çfarë ka rëndësi shumë të madhe, është theksimi në formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse si një rrugëzgjidhje e qëndrueshme për paqen dhe stabilitetin e Afganistanit”.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë në këtë takim duke kritikuar sanksionet e perëndimit ndaj Republikës Islamike të Iranit, theksoi: “Sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme kundër Iranit, duhet të hiqen”.

Çavushoglu duke theksuar nevojën për formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse në Afganistan, ka shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë serioze për shtimin e dhunës dhe ekstremizmit në këtë vend.

Gjatë këtij takimi të dy palët gjithashtu kanë rënë dakord për organizimin e komitetit strategjik të të dy vendeve para samitit të krerëve shtetëror me vizitën e ministrit të jashtëm të Turqisë në Iran dhe të rregullohet programi i punës së komisionit të lartë. Të dy palët gjithashtu kanë rënë dakord për zhvillimin e takimit trepalësh mes Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit në Teheran.

Tags