Amir Abdulahjan: Vota e Algjerisë kundër anëtarësimit të regjimit sionist në Unionin Afrikan, është veprim për t'u vlerësuar
(last modified Thu, 11 Nov 2021 14:50:44 GMT )
Nëntor 11, 2021 15:50 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Vota e Algjerisë kundër anëtarësimit të regjimit sionist në Unionin Afrikan, është veprim për t'u vlerësuar

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vota e Algjerisë kundër anëtarësimit të regjimit sionist në Unionin Afrikan, është një veprim për t'u vlerësuar.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të enjten) ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramtan Leamere, ministrin e punëve të jashtme të Algjerisë, dhe të dy palët kanë biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet të tjera me interes të të dy vendeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë bisedë vuri në dukje votën e Algjerisë kundër anëtarësimit të regjimit sionist në Unionin Afrikan dhe e vlerësoi lartë këtë veprim të autoriteteve algjeriane, ndërsa shtoi: "Algjeria ka vepruar në bazë të urtësisë dhe logjikës dhe ky veprim i juaj si dhe qëndrimet e tjera të Algjerisë në rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe, janë për t'u vlerësuar".

Amir Abdulahjan duke vë në dukje marrëdhëniet e mira politike mes Iranit dhe Algjerisë, u shpreh optimist që marrëdhëniet mes të dy vendeve do të zgjerohen edhe më shumë në të gjitha fushat. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu e vlerësoi hap pozitiv zhvillimin e takimit të dhomave tregtare të të dy vendeve dhe shtoi: "Zhvillimi i këtij takimi konsiderohet një rast i mirë i cili do të krijojë raste të mira për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve tregtare të të dy vendeve".

Nga ana e tij edhe ministri i punëve të jashtme të Algjerisë gjatë kësaj bisede, ka thënë se zhvillimi i takimit mes dhomave tregtare të të dy vendeve është një hap pozitiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare dhe ngritjes së shkëmbimeve mes të dy vendeve.

Tags