Amir Abdullahian në bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian: SHBA është fajtori dhe përgjegjës kryesor për situatën aktuale
(last modified Tue, 16 Nov 2021 10:20:51 GMT )
Nëntor 16, 2021 11:20 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian në bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian: SHBA është fajtori dhe përgjegjës kryesor për situatën aktuale

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të hënën në një bisedë telefonike me "Luigi Di Maio" Ministri i Jashtëm italian, duke iu referuar bisedimeve të ardhshme në Vjenë, theksoi se të gjitha palët kanë arritur një mirëkuptim të përbashkët që Shtetet e Bashkuara të Amerikës është fajtori kryesor dhe është përgjegjës për situatën aktuale.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, “Husein Amir-Abdullahian” në këtë bisedë telefonike, duke deklaruar se disa palë kanë bërë një sjellje të papërgjegjshme duke heshtur përballë ekstravagancës amerikane, në situatën aktuale të papranueshme, shtoi se qeveria e re iraniane është një qeveri pragmatike dhe është e orientuar drejt rezultateve. “Amir Abdullahian” ka thënë: Irani ka ndarë pikëpamjet e tij me palët negociuese dhe është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të mirë. Sipas ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, kjo kërkon kthimin e plotë të palëve negociuese në detyrimet e tyre.“Husein Amir-Abdullahian” i cilësoi marrëdhëniet diplomatike njëqind e gjashtëdhjetëvjeçare ndërmjet Iranit dhe Italisë si një mbështetje të mirë për zhvillimin në rritje të marrëdhënieve mes dy vendeve në dimensione të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Qeveria e re e Iranit është e vendosur të zhvillojë bashkëpunimin e saj me vendet mike, përfshirë Italinë, në një atmosferë respekti të ndërsjellë dhe duke u mbështetur në kapacitetet dhe mundësitë e qenësishme të marrëdhënieve. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm italian theksoi gjithashtu vendosmërinë e vendit të tij për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.“ Luigi Di Maio” shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në vazhdimin e përpjekjeve për bisedimet e ardhshme në Vjenë dhe shprehu shpresën se ky proces do të sjellë rezultate të favorshme në mënyrë që të shohim zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare ndërmjet Iranit dhe Italisë. Në fund, të dyja palët ftuan njëra-tjetrën për të vizituar kryeqytetet e dy vendeve dhe theksuan nevojën e vazhdimit të konsultimeve.

Tags