Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit: Amerika duhet t'i japë fund veprimeve kundër standardeve të të drejtave të njeriut
(last modified Tue, 04 Jan 2022 10:39:18 GMT )
Janar 04, 2022 11:39 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit: Amerika duhet t'i japë fund veprimeve kundër standardeve të të drejtave të njeriut

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar heqjen e fotografive të gjeneral Kasem Sulejmani nga sfera virtuale dhe rrejtët sociale, theksoi se Amerika duhet t'i japë fund veprimeve dhe politikës në kundërshtim me standardet e të drejtave të njeriut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Bahadori Xhehrami, zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka shkruar: "Heqja fotografisë së heroit në sferën virtuale dhe në rrejtët sociale është vazhdim i po atyre veprimeve të dhunshme të Amerikës dhe krimit terrorist të këtij shteti në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani. Ky veprim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shkelje flagrante e lirisë së shprehjes dhe shkelje e të drejtave të njeriut kundër ndjenjave të miliona njerëzve anë e mbanë botës".

Vlen të theksohet se ditën e hënë më 3 janar të vitit 2022, është shënuar dyvjetorit i martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Tags