Ershadi: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë pengesa kryesore për eliminimin e plotë të armëve kimike në botë
(last modified Thu, 06 Jan 2022 07:03:53 GMT )
Janar 06, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • Ershadi: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë pengesa kryesore për eliminimin e plotë të armëve kimike në botë

Ambasadori dhe zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist janë pengesat kryesore për eliminimin e plotë të armëve kimike në botë.

Sipas IRNA, Zahra Ershadi, ambasadorja dhe zëvendës përfaqësuesja e përhershme e Iranit në Kombet e Bashkuara, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Azinë Perëndimore të mërkurën tha: Ne përsërisim qëndrimin tonë të kahershëm për dënimin e ashpër të përdorimit të armëve kimike nga kushdo, kudo dhe në çdo rrethanë. Diplomatja e lartë e Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi: E vetmja garanci absolute që armët kimike nuk do të ripërdoren është shkatërrimi total i të gjitha armëve kimike në mbarë botën, si dhe marrja e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar që armë të tilla të mos prodhohen dhe përdoren në të ardhmen. Ershadi ka thënë: Është një shqetësim i madh që Shtetet e Bashkuara, si i vetmi anëtar i Konventës, ende posedojnë armë kimike dhe nuk i kanë përmbushur ende detyrimet e tyre për të shkatërruar armët kimike dhe se regjimi izraelit duhet të detyrohet të aderojë në këtë konventë sa më shpejt dhe pa parakushte.  Zëvendës Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi: Republika Islamike e Iranit kërkon edhe një herë garantimin e veprimtarisë së pavarur, të paanshme dhe profesionale të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Tags