Janar 15, 2022 16:10 Europe/Tirane
  • Autoritetet e inteligjencës së Amerikës të shqetësuar nga pasojat e vrasjes së Sulejmani

Revista amerikane "Newseek" në një raport të saj vuri në dukje kalimin e dyvjetorit të atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmanit i kryer nga Amerika dhe ka njoftuar për shqetësimet e autoriteteve të inteligjencës së Amerikës në lidhje me pasojat e këtij atentati terrorist.

Faqja informative e revistës amerikane "Newsweek" ka shkruar se dy vjet pas atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë gjurmimin dhe vëzhgimin e pasojave të hakmarrësve kundër Donald Trump, ish-presidentit të Amerikës i cili ka lëshuar urdhrin për kryerjen e këtij atentati terrorist.

Justin Vilan, zëdhënësi i shërbimeve sekrete të Amerikës, në një prononcim për "Newsweek" ka thënë: "Shërbimet sekrete të Amerikës po marrin me seriozitet të gjitha kërcënimet kundër personave nën mbrojtje". Edhe pse sipas protokolleve të këtij institucioni, Justin Vilan nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me procesin e zbatimit të kërcënimeve të mundshme.

Newsweek në vazhdim ka shkruar: "Ndërkohë që nga koha e sulmit ajror të 3 janarit të vitit 2020 që rezultoi me vrasjen e gjeneral Sulejmani së bashku me zv/komandantin e forcave të Hashd Sha'bi të Irakut, në mënyrë të vazhdueshme janë lëshuar mesazhe për hakmarrje ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe funksionarëve të lartë të qeverisë së tij, mirëpo siç duket ky proces është intensifikuar më shumë në dyvjetorin e kryerjes së këtij atentati terrorist. Disa prej këtyre mesazheve janë dhënë kuadër të fjalimeve publike, siç ishte rasti kur Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, së fundi në fjalimin e tij, ka kërkuar gjykimin e Trump dhe dënimin e tij me vrasje dhe kundër funksionarëve të afërt të qeverisë së tij si Mike Pompeo, ish-sekretarin amerikan të shtetit".

Nesweek në këtë raport gjithashtu ka vënë në dukje edhe publikimin e një animacioni me titull "Hakmarrja është e padiskutueshme" në faqen informative për publikimin e veprave të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, duke e cilësuar atë si një prej mesazheve të Iranit për hakmarrje.

Vlen të theksohet se animacioni "Hakmarrja është e padiskutueshme" është një prej veprave të zgjedhura në "Fushatën e Heroit" që flet për hakmarrjen ndaj vrasësve dhe urdhëruesve të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani.

 

Tags