Irani i ka dërguar letër Arabisë Saudite për të qartësuar situatën për Haxhin e ardhshëm
(last modified Tue, 05 Apr 2022 13:37:40 GMT )
Prill 05, 2022 15:37 Europe/Tirane
  • Irani i ka dërguar letër Arabisë Saudite për të qartësuar situatën për Haxhin e ardhshëm

Kryetari i Organizatës për Çështje të Haxhit të Iranit ka njoftuar për dërgimin e një letre zyrtare Arabisë Saudite për të sqaruar situatën në lidhje me Haxhin e vitit të ardhshëm.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sejed Sadegh Husejni, kryetari i Organizatës për Çështje të Haxhit të Iranit, disa ditë më parë gjatë takimit me drejtuesit dhe punonjësit e kësaj organizate, ka njoftuar se Arabia Saudite ka ftuar përfaqësuesit e disa vendeve islame gjatë javëve të fundit për të biseduar në lidhje me çështjen e organizimit të Haxhit. Sejed Sadegh Husejni tha: "Në javët e fundit disa ministra për çështje të haxhit të vendeve islame janë ftuar në Arabinë Saudite për të biseduar në lidhje me çështjen e organizimit të Haxhit".

Sipas statistikave të Organizatës për Çështje të Haxhit të Iranit, 72 mijë besimtarë myslimanë janë duke pritur rastin për të kryer udhëtimin e Haxhit. Kjo është në kohën kur Arabia Saudite në periudhën tre mujore të mbetur deri në kohën e zhvillimit të Haxhit, ka ftuar disa vende islame për të biseduar në lidhje me situatën e haxhit të ardhshëm, mirëpo autoritetet e Organizatës për Çështje të Haxhit të Iranit kanë deklaruar se akoma nuk kanë pranuar kurrfarë ftese nga ana e Arabisë Saudite.

Arabia Saudite një muaj më parë ka hequr të gjitha kufizimet e pandemisë së virusit Korona për Haxhin e Umres dhe ka deklaruar se hyrja vizitorëve të huaj në këtë vend bëhet pa kurrfarë pengese.

Edhe pse Ministria për Çështje të Haxhit e Arabisë Saudite deri më tani nuk ka publikuar kurrfarë komunikate zyrtare në lidhje me kushtet e organizimit të Haxhit për vitin 1443 hixhri kameri, mirëpo në disa vende myslimane si në Iran tanimë kanë filluar përgatitjet për dërgimin e haxhinjve.

Tags