Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame dënon fyerjen ndaj Kur'anit të shenjtë
(last modified Tue, 19 Apr 2022 14:19:28 GMT )
Prill 19, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame dënon fyerjen ndaj Kur'anit të shenjtë

Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame ka dënuar fyerjen e bërë ndaj Kur'anit të shenjtë në Suedi.

Kanali televiziv TRT World së fundmi transmetoi pamje filmike në të cilat Rasmussen Paluden, lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Danimarkës, kreu veprim ofendues ndaj Kura'nit të shenjtë duke i vënë flakën një ekzemplari të këtij libri të shenjtë.
Ky veprim ofendues nxiti protesta të gjëra në Suedi dhe në shumë vende islamike.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame të martën lëshoi ​​një deklaratë në të cilën theksoi: "Veprimi ofendues dhe keqardhës i djegies së Kur'anit të shenjtë nga elementë racistë dhe ekstremistë preku thellë dhe lëndoi zemrat e besimtarëve të fesë Islame dhe lëndoi ndjenjat shpirtërore të rreth 2 miliardë myslimanëve në botë".
Në këtë deklaratë thuhet: “Veprime të tilla antifetare dhe islamofobiste, të cilat burojnë nga injoranca, paragjykimi dhe diktatura e autorëve të tyre dhe që kryhen me mbështetjen dhe drejtimin e fuqive komplotiste, janë programe të para-projektuara që synojnë të krijojnë një përçarje mes besimtarëve të feve ibrahimiste dhe gjithashtu konsiderohen përpjekje për krijimin e një terreni për pesimizëm dhe ekstremizëm në komunitetin botëror. Edhe pse kjo lloj praktike fyese ka një histori të gjatë në historinë e feve, është e qartë se nuk ka mundur të krijojë as edhe përçarjen më të vogël mes njerëzve me mendim të lirë dhe atyre që janë të interesuar për unitetin mes besimtarëve të besimit në një Zot. Kjo është për arsye se baza e vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore mes besimtarëve në fe janë mësime të shpalljes hyjnore dhe fjalë e Zotit Mëshirues".

Tags