Prill 21, 2022 21:19 Europe/Tirane
  • Admirali Tangsiri: Armiqtë po dërgojnë vazhdimisht mesazhe për të ndaluar hakmarrjen për gjakun e gjeneral Sulejmanit

Komandanti i Marinës së IRGC theksoi: Armiqtë vazhdojnë të dërgojnë mesazhe se nëse heqim dorë nga hakmarrja për gjeneral Sulejmanin, ata do të bëjmë lëshime dhe do të heqim sanksionet, por kjo është një fantazi e tyre që nuk do të realizohet.

Në një akt terrorist dhe kriminal, ushtria amerikane më 3 janar 2020 në aeroportin e Bagdadit martirizoi gjeneralin Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Vrasja e gjeneral Sulejmanit u krye me urdhër të drejtpërdrejtë të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sipas ISNA, "Admiral Alireza Tangsiri", komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare tha: Armiqtë mendonin se kishin mundur ta eliminojnë Dëshmorin Sulejmani, por ju sot e shihni se sa është zgjeruar figura e martir Sulejmanit në mbarë botën. Komandanti i marinës së IRGC-së shtoi: Kur dëgjojmë sukseset dhe arritjet e marinës së IRGC-së përballë arrogancës globale, jemi të lumtur nga thellësia e zemrës, sepse të gjitha këto rritje dhe suksese janë falë përpjekje të sinqerta të forcave të IRGC-së. Tangsiri tha: Sot ne të gjithë kemi për detyrë të ndërtojmë kapacitete për të mbrojtur Revolucionin Islamik dhe sistemin duke ngritur nivelin e gatishmërisë së nevojshme për të mbrojtur Revolucionin Islamik sidomos në fushën e luftës së butë.

Tags