Ministri i jashtëm iranian dhe ai turk theksojnë menaxhimin e përbashkët të burimeve ujore
(last modified Wed, 04 May 2022 10:16:29 GMT )
May 04, 2022 12:16 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian dhe ai turk theksojnë menaxhimin e përbashkët të burimeve ujore

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, ministri i Jashtëm iranian theksoi bashkëpunimin në rritje mes dy vendeve në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve të përbashkëta ujore.

Sipas agjencisë Fars Neës, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe ai turk Mevlüt Çavuşoglu diskutuan në telefon mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe dhe disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Amir Abdullahian, duke iu referuar planifikimit për takimin e shtatë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Strategjik ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë, tha: Mbajtja e këtij takimi do të jetë një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe realizimin e interesave të dy vendeve dhe kombeve dhe theksoi bashkëpunimin në rritje mes dy vendeve në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve të përbashkëta ujore. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu uroi Amir Abdullahian, popullin dhe qeverinë e Iranit për Fitër Bajramin dhe tha se Turqia është e gatshme të mbajë sa më shpejt takimin e shtatë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin Strategjik dypalësh dhe të planifikojë vizitën e Presidentit Erdogan në Teheran.  Duke iu referuar marrëdhënieve të mira mes dy vendeve fqinje dhe vëlla, Çavuşoglu tha se pas marrëveshjes së fundit, ai do të ndjekë çështje mjedisore dhe do të menaxhojë burimet e përbashkëta ujore përmes institucioneve përkatëse në Turqi dhe do të vazhdojë të mbajë takime të Komitetit të Përbashkët të Ujit.

Tags