Greqia kap një cisternë iraniane të naftës
(last modified Wed, 25 May 2022 18:50:35 GMT )
May 25, 2022 20:50 Europe/Tirane
  • Greqia kap një cisternë iraniane të naftës

Organizata iraniane e porteve dhe lundrimit detar në një deklaratë të lëshuar të mërkurën (25 maj) njoftoi se një anije që mbante flamurin e Republikës Islamike të Iranit ishte kapur nga Greqia.

"Një anije që mbante flamurin e Republikës Islamike të Iranit u rrëmbye nga qeveria greke, në brigjet e Greqisë, dhe ngarkesa e saj u sekuestrua me një urdhër gjykate dhe me dritën jeshile nga Shtetet e Bashkuara," thuhej në deklaratë. Komunikata shton: “Për shkak të stuhisë, anija iu afrua bregdetit grek për të mbrojtur njerëzit e saj në bord, por nuk iu dha asnjë ndihmë dhe madje ngarkesat e saj u shkarkuan nga forcat ushtarake, që është një shembull flagrant piraterie". Pas kapjes së cisternës iraniane nga Greqia, i ngarkuari me punë i Greqisë në Teheran u thirr të mërkurën, më 25 maj, në Ministrinë e Jashtme iraniane, ku iu shprehën protestat më të forta të qeverisë iraniane. Kreu i Departamentit të Mesdheut të Ministrisë së Jashtme iraniane tha se kapitullimi i qeverisë greke ndaj presionit të paligjshëm të SHBA-së ishte i papranueshëm dhe i dënueshëm. "Kapja e ngarkesave të një anijeje që mban flamurin e Republikës Islamike të Iranit mishëron piraterinë ndërkombëtare për të cilën përgjegjësi mban qeveria greke," tha ai. Zyrtari iranian theksoi se Teherani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij ligjore dhe pret që Greqia të përmbushë angazhimet e saj ndërkombëtare të lundrimit detar.

 

Tags