Frika e "Jerusalem Post" nga reagimi i Iranit; Si do të hakmerret Irani për vrasjen e gjeneral Hassan Sajad Khodaei?
(last modified Sun, 29 May 2022 06:15:13 GMT )
May 29, 2022 08:15 Europe/Tirane
  • Frika e

Sipas gazetës sioniste Jerusalem Post, Irani ka premtuar se do të gjejë personin përgjegjës për vrasjen e gjeneral Khodaei dhe Garda Revolucionare ka premtuar hakmarrje.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, gazeta izraelite "Jerusalem Post" në një reportazh të titulluar "Pas vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare, çfarë opsionesh do të ndërmarrë Irani?", ajo iu referua martirizimit të gjeneral Hassan Sajad Khodaei të Gardës Revolucionare; Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe Republika Islamike e Iranit ka premtuar hakmarrje duke publikuar pamje nga skena e ngjarjes. Jerusalem Post ngre menjëherë pyetjen dhe thotë: " Me të vërtetë si do të hakmerret Irani?" Raporti pranon se vrasja e shkencëtarëve bërthamorë dhe oficerëve të lartë të IRGC-së jo vetëm që nuk do ta detyrojë Republikën Islamike të pranojë dobësinë e saj, por gjithashtu Teherani do ta bëjë fushën e lojës edhe më të vështirë.  Gazeta sioniste e lidh martirizimin e gjeneral Khodaei me zhvillimin dhe kërcënimin e dronëve iranianë dhe shkruan se dronët janë arma e preferuar e Iranit, sepse duke përdorur këta dronë nuk lind nevoja të sakrifikohen forcat ushtarake. Sipas Jerusalem Post, Irani ka premtuar se do ta gjejë personin përgjegjës për vrasjen e gjeneral Khodaei dhe Garda Revolucionare ka premtuar hakmarrje. Kjo do të thotë se Irani do të gjejë një mënyrë për të zbatuar kërcënimet kundër Izraelit. Çfarë masash hakmarrëse mund të marrë Irani? Gazeta sioniste, pasi trajton fuqinë dhe kërcënimin e dronëve të Iranit, thekson se “Irani ka disa opsione”. Raporti shtoi se Teherani kohët e fundit me raketat e tij balistike ka sulmuar rajonin e Kurdistanit në Irakun verior. Teherani për vendin që sulmoi afër Erbilit tha  se vendi ishte i lidhur me Izraelin dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Irani beson se qendrat izraelite ose "sioniste" të Mosadit janë në Irak. Prandaj, Teherani pas vrasjes së Khodaei ka kërcënuar se do të sulmojë rajonin e Kurdistanit të Irakut. Duke vrarë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të Iranit, regjimi sionist kërkon të mbulojë disfatat e tij në rajon nga njëra anë dhe e përdor atë për të mashtruar dhe bindur opinionin publik në Palestinën e pushtuar. Ndërsa përvoja ka treguar se vrasja e shkencëtarëve bërthamorë ka rritur fuqinë bërthamore dhe kombëtarizimin e kësaj teknologjie, si dhe vrasja e komandantëve ushtarakë ka çuar në forcimin e mbrojtjes dhe fuqisë ushtarake të Republikës Islamike.   Prandaj, veprimet sioniste në këtë drejtim jo vetëm që do të dështojnë, por edhe do të shtojnë rrethimin e sigurisë së Izraelit.

 


 

Tags