Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
(last modified Sun, 19 Jun 2022 18:22:15 GMT )
Qershor 19, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu shkëmbyen mendime mbi çështje me interes të përbashkët, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Çavuşoğlu i bëri edhe një herë ftesë ministrit Amir-Abdollahian për të vizituar Turqinë dhe shprehu shpresën se vazhdimi i negociatave ndërmjet zyrtarëve të të dy vendeve do të ndihmojë në zgjerimin e lidhjeve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit të tyre. Amir-Abdollahian falënderoi homologun Mevlüt Çavuşoğlu dhe ripohoi vendosmërinë e Teheranit për të zgjeruar më shumë se kurrë më parë lidhjet me Turqinë. Diplomati i lartë iranian shprehu gjithashtu shpresën se të dyja palët do të zhvillojnë më shumë konsultime në një përpjekje për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

 

Tags