Irani bën thirrje për ndëshkimin e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve në sulmin kimik të Irakut ndaj iranianëve
(last modified Sat, 16 Jul 2022 05:56:18 GMT )
Korrik 16, 2022 07:56 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për ndëshkimin e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve në sulmin kimik të Irakut ndaj iranianëve

I dërguari i Iranit në Gjenevë bëri thirrje për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve në krimet e luftës të Sadam Huseinit kundër iranianëve të kryera përmes armëve kimike.

Në një takim me rastin e përvjetorit të sulmit kimik në qytetin iranian Sardasht, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Esmail Hamaneh, shtjelloi përdorimin e armëve kimike nga Iraku gjatë luftës tetëvjeçare kundër Iranit në vitet 1980. Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 50-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Hamaneh vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda dhe disa vende të tjera evropiane kishin role të pamohueshme në furnizimin e regjimit të Sadamit me armë kimike. Diplomati iranian tha se ishte një përgjegjësi morale dhe ligjore për të gjitha qeveritë që të bashkëpunonin për të kompensuar viktimat dhe të mbijetuarit e sulmeve dhe se qeveritë që furnizuan materiale kimike të përdorura në prodhimin e armëve kimike kishin përgjegjësi ndërkombëtare për të hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar individët dhe subjektet e përfshira në këtë krim. Ai u bëri thirrje vendeve të përfshira në sigurimin e kimikateve për regjimin e Sadamit të zbulojnë të vërtetën në lidhje me sulmet kimike të regjimit të Sadamit kundër popullit iranian. Hamaneh përmendi gjyqin e shtetasit holandez Frans van Anraat i akuzuar për dërgimin e materialeve kimike në Irak dhe bëri thirrje për masa të ngjashme nga vende të tjera. Ushtria e Sadamit nisi një sulm kimik në qytetin veriperëndimor iranian të Sardashtit, duke lënë të gjymtuar 8,000 nga 12,000 banorët e qytetit.

 

Tags