Konsultimet e ministrave të jashtëm iranian dhe turk për vizitën e Erdoganit në Teheran
(last modified Sun, 17 Jul 2022 06:16:18 GMT )
Korrik 17, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Konsultimet e ministrave të jashtëm iranian dhe turk për vizitën e Erdoganit në Teheran

Amir Abdullahian dhe Çavusoglu shprehën kënaqësinë e tyre të përbashkët për vizitën e afërt të Presidentit të Turqisë dhe delegacionit të lartë shoqërues në Iran dhe diskutuan disa çështje me interes të përbashkët.

Sipas IRNA, në një bisedë telefonike të shtunën në mbrëmje, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për vizitën e afërt të Presidentit të Turqisë dhe delegacionit të tij të lartë në Iran si dhe u konsultuan dhe biseduan për disa çështje me interes të përbashkët. Në këtë bisedë telefonike u diskutuan dhe shkëmbyen disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet politike dhe konsullore të dy vendeve si dhe vizitën zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Teheran. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në Teheran të hënën në mbrëmje me ftesë zyrtare të presidentit iranian Sejed Ebrahim Raisi dhe në krye të një delegacioni të lartë zyrtarësh politikë dhe ekonomikë. Takimi dhe diskutimi me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, mbajtja e takimit të 7-të të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Iran-Turqi dhe mbajtja e një konference për shtyp do të jenë ndër planet e vizitës zyrtare të Erdoganit në Iran. Burimet ruse të lajmeve njoftuan së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Teheranin më 19 korrik dhe do të marrë pjesë në një takim trepalësh me presidentët e Iranit dhe Turqisë.

 

Tags