Iranianët përkujtojnë mbrëmjen e të vetmuarve
(last modified Mon, 08 Aug 2022 19:24:39 GMT )
Gusht 08, 2022 21:24 Europe/Tirane
  • Iranianët përkujtojnë mbrëmjen e të vetmuarve

Iranianët në të gjithë vendin kanë mbajtur tubime zie për të shënuar ditën e Ashures, e cila është kulmi i periudhës 10-ditore të zisë që përkujton Imam Huseinin, Imamin e tretë të muslimanëve shiitë.

Miliona njerëz anembanë Iranit në ritualin e mbrëmjes së të vetmuarve të Ehli Bejtit të Imam Huseinit (a.s.) duke marrë pjesë në xhami, hoseinije dhe teqe, pasi kanë falur namazin e akshamit dhe të jacisë, vajtuan për martirizimin e Imam Huseinit dhe  shokëve të tij besnikë dhe përkujtuan marrjen në robëri të fëmijëve të Imamit të tretë të shiitëve të botës dhe mërgimin e robërve të Qerbelasë. Teksa mbanin qirinj të ndezur, të pranishmit simpatizuan transmetuesen e ngjarjeve të Qerbelasë, Hazretin Zejneb Kobra (s.a), motrën e Imam Huseinit (a.s.) dhe karvanin e të burgosurve të Ehli Bejtit të Imam Huseinit (a.s.). Edhe në Qerbela, miliona pelegrinë të faltores së Hoseinit qanë në kujtim të mbrëmjes së të vetmuarve të Imam Huseinit (a.s.). Imam Huseini ishte nipi i Profetit Muhamed(s.a.v.s.). Ai u vra së bashku me shtatëdhjetë e dy shokët e tij në një betejë kundër forcave të sundimtarit tiranik të kohës, Jezidit, në fushën e Qerbelasë. Ashura është kulmi i ceremonive përkujtimore të Imam Huseinit, por ekziston një thënie e famshme mes muslimanëve që çdo ditë është Ashura. Kjo i inkurajon muslimanët që të jetojnë trashëgiminë e Imam Huseinit çdo ditë në jetën e tyre, duke besuar se mesazhet e Qerbelasë nuk duhet të harrohen kurrë.

 

Tags