Ministri i Brendshëm iranian dhe kryeministri i Irakut diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe marshimin e Arbainit
(last modified Thu, 08 Sep 2022 18:48:33 GMT )
Shtator 08, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Ministri i Brendshëm iranian dhe kryeministri i Irakut diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe marshimin e Arbainit

Ministri i Brendshëm iranian Ahmad Vahidi dhe kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi kanë diskutuar për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje dhe mënyrat për të lehtësuar marshimin e Arbainit Huseinian.

Në një takim të enjten në kryeqytetin irakian Bagdad, dy zyrtarët e lartë shkëmbyen mendime mbi mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen për koordinimin e përbashkët në fushat ku përfitojnë të dy vendet. Vahidi dhe Kadhimi folën gjithashtu për përpjekjet e qeverisë irakiane për të lehtësuar ardhjen e pelegrinëve iranianë si dhe organizimin dhe akomodimin e tyre për Arbainin, i cili përkujton ditën e 40-të pas Ashures, ditën kur Imam Huseini (a.s.) dhe shokët e tij ranë dëshmor në Qerbela në vitin 680. Çdo vit në Arbain, miliona njerëz nga e gjithë bota dynden në Qerbela për të marrë pjesë në tubimin më të madh vjetor islamik, me grupe të mëdha njerëzish që udhëtojnë në këmbë drejt qytetit të shenjtë. Ceremonia e këtij viti do të mbahet më 17 shtator. Gjatë takimit të së enjtes, të dyja palët diskutuan edhe për përpjekjet e Kadhimit për të frenuar krizën aktuale politike në Irak përmes iniciativës “Dialogu Kombëtar” për të gjetur zgjidhje që garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e Irakut. Nga ana e tij, Vahidi i përcolli Kadhimit përshëndetjet e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Irakut në të gjitha fushat.

 

Tags