Presidenti i Iranit: Nuk do të takohem me presidentin amerikan në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
(last modified Sun, 18 Sep 2022 05:57:37 GMT )
Shtator 18, 2022 07:57 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Nuk do të takohem me presidentin amerikan në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se nuk ka plane as të takohet, as të bisedojë me homologun e tij amerikan, Joe Biden, gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm në Nju Jork, ku shefi ekzekutiv iranian është planifikuar të flasë në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Unë nuk mendoj se një takim i tillë do të ndodhë," tha Raisi për programin 60 Minutes të CBS News gjatë një interviste të zhvilluar të martën, të cilën kanali CBS do ta transmetojë të plotë të dielën. Kur u pyet: "A jeni i hapur për një takim me Presidentin Biden? ", Presidenti i Iranit u përgjigj: "Unë nuk besoj se një takim apo një bisedë me të do të jetë e dobishme." Presidenti iranian u pyet gjithashtu nëse ai mund të shihte ndonjë dallim midis administratës Biden dhe administratës së paraardhësit të tij Donald Trump. “Administrata e re në SHBA, pretendon se është e ndryshme nga administrata Trump”, tha Presidenti Raisi, duke shtuar: “Ata e kanë thënë këtë në mesazhet e tyre për ne. Por në realitet ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim”. Të enjten në një intervistë me rrjetin televiziv Al Jazeera të Katarit. Kur u pyet për potencialin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbi marrëveshjen, ai tha: "Bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në për marrëveshjen bërthamore nuk kanë asnjë dobi". Raisi kritikoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja që Uashingtoni ka vendosur ndaj Iranit, duke pyetur: "Nëse Uashingtoni dëshiron një marrëveshje, përse zbaton sanksione të reja gjatë rrjedhës së bisedimeve bërthamore?" "Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat e Iranit dhe të popullit të tij gjatë negociatave", tha Presidenti iranian dhe shtoi se heqja e mundshme e sanksioneve amerikane duhet të shoqërohet me "garanci" përkatëse.

 

Tags