Ngushëllim me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Rezait (a.s.)
(last modified Mon, 26 Sep 2022 18:01:03 GMT )
Shtator 26, 2022 20:01 Europe/Tirane
  • Ngushëllim me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Rezait (a.s.)

Irani islamik në përvjetorin e martirizimit të Imam Reza (a.s.), imami i tetë i myslimanëve shi'itë të botës, është zhytur në zi dhe pikëllim.

Dita e nesërme (e martë), në datën 30 të muajit Sefer të vitit 1444 hixhri kameri që përkon me 27 Shtator 2022, është përvjetori i martirizimit të Imam Rezait (a.s.) dhe me këtë rast populli besimtar iranian organizon ceremoni zije në qendrat e ndryshme fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad ku ndodhet edhe mauzoleu i këtij imami të ndritur. Imam Rezai (a.s) lindi në Medine në vitin 148 hixhri dhe u martirizua në ditën e fundit të muajit Sefer të vitit 203 hixhri. Me rritjen e dashurisë së njerëzve për Imamin e 8-të të shiiitëve të botës, Kalifi abasit Mamun, me një komplot e helmoi dhe e martirizoi atë. Periudha e jetës dhe e imamatit të Imam Rezait (a.s) shënoi kulmin e prirjes së njerëzve drejt familjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s) dhe zgjerimit të bazave popullore të pasardhësve të Profetit të Nderuar të Islamit (s.a.v.s). Sot, mauzoleumi i Imam Rezait në Mashhad pret miliona vizitorë nga Irani dhe nga vendet fqinje kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani. Me rastin e përvjetorit të martirizimit të imamit të tetë të muslimanëve shi'itë, RTV i RII u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë muslimanëve të botës si dhe njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).

 

Tags