Ngushëllim për përvjetorin e martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a)
(last modified Mon, 26 Dec 2022 18:46:53 GMT )
Dhjetor 26, 2022 19:46 Europe/Tirane
  • Ngushëllim për përvjetorin e martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a)

Nesër, e martë, më 27 dhjetor 2022, që përkon me 3 Xhamadi el-Thani të vitit 1444 hixhri kameri, është përvjetori i martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a), vajzës së dashur të Profetit të shenjtë Muhamed (s.a.v.s.) dhe bashkëshortes së Prijësit të Besimtarëve, Ali bin Ebi Talib (a.s.), Imami i parë i muslimanëve shi'it të botës.

Çdo vit, populli mysliman i Iranit Islamik vajton për martirizimin e Zojës së Virtytit, modelit të dëlirësisë dhe pafajësisë, Hazretit Fatime Zahra, paqja qoftë mbi të, duke u tubuar në xhamitë, hoseiniet dhe objektet e tjera fetare. Hazreti Fatime Zahra (s.a) ka lindur më 20 Xhamadi el-Thani në Mekë në vitin e pestë të Pejgamberisë. Që nga fëmijëria e saj, nën drejtimin dhe edukimin e babait të saj, Profetit të Shenjtë (s.a.v.s.), ajo njohu mësimet hyjnore. Hazreti Fatime Zahra (s.a) vdiq pas 18 vitesh jetë për shkak të mizorive të shumta të sundimtarëve të kohës dhe dhimbjes dhe pikëllimit të vdekjes së babait të saj Hazretit Muhamedit (s.a.v.s.). Sipas një transmetimi, Hazreti Fatime Zahra ndërroi  jetë më 13 Xhamadi el-Evval ose më 3 Xhamadi El Thani të vitit 11 hixhri kameri. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit u shpreh ngushëllimet të gjithë muslimanëve dhe liridashësve të botës për përvjetorin e martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a).

 

Tags