Janar 22, 2023 14:58 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Iranit: Veprimi i Evropës kundër Gardës së Revolucionit Islamik është një procedurë e rrezikshme

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë lëshuar një deklaratë dhe kanë dënuar veprimin e Parlamentit Evropian kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, duke e cilësuar këtë veprim si një procedurë tensionuese dhe të rrezikshme.

Në një veprim shumë të pamatur më 19 janar, Parlamenti Evropian, në një rezolutë që mbështet dhe shoqëron rebelët dhe lëvizjet anti-iraniane, i kërkoi Këshillit Evropian të përfshijë zyrtarët iranianë në listën e sanksioneve dhe gjithashtu i kërkoi Këshillit Evropian ta vendosë emrin e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e grupeve terroriste të këtij Unioni.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë deklaruan se vendimi i Parlamentit Evropian bazohet në informacione të rreme, gjykime të gabuara dhe të ndikuar nga qëllime politike dhe anti-iraniane.

Kjo deklaratë shton se vendosja e Gardës së Revolucionit Islamik e cila është një prej shtyllave të sovranitetit dhe mbrojtjes së kombit dhe shtetit të Iranit, në listën e organizatave terroriste, është një veprim që shkel rregulloret ndërkombëtare, duke përfshirë rregullin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe respektimin e sovranitetit të shteteve të tjera, prandaj si i tillë ky veprim është një procedurë tensionuese dhe e rrezikshme, e cila patjetër do të përballet me reagimin vendimtar të Parlamentit Islamik të Iranit.

Në deklaratën e deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit thuhet se shkelja e rregullave të së drejtës ndërkombëtare në rezolutën e Parlamentit Evropian tregon edhe një herë ndikimin e këtij institucioni nga rrymat anti-iraniane dhe standardet e dyfishta të tyre në zbatimin e standardeve të së drejtës ndërkombëtare dhe pasqyron urrejtjen ndaj kombit iranian që kanë pretenduesit e rrejshëm të etikës dhe diplomacisë dhe nëse dispozitat e kësaj rezolute miratohen nga Këshilli i Evropës ose zbatohen nga vendet evropiane, pasojat negative do të bien mbi autorët e këtij veprimi injorant.

Tags