Eslami: Irani është ndër pesë vendet e para në botë në prodhimin e radiomedikamenteve
(last modified Wed, 25 Jan 2023 15:35:39 GMT )
Janar 25, 2023 16:35 Europe/Tirane
  • Eslami: Irani është ndër pesë vendet e para në botë në prodhimin e radiomedikamenteve

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është ndër pesë vendet më të mira në botë në prodhimin e radiomedikamenteve".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, të mërkurën, mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me eksportin e radiomedikamenteve iraniane, deklaroi: "Pas përfundimit të epidemisë globale të koronës, ka rifilluar procesi i eksportimit të radiomedikamenteve në 9 vende dhe shkencëtarët iranianë me përpjekjet e tyre në Organizatën e Energjisë Atomike, kanë bërë që Irani bëhet një nga vendet lidere në prodhimin dhe furnizimin me radiomedikamente".

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu tha: "Radiomedikamentet e prodhuar në Iran, përveç fokusimit në rritjen e shkallës së barnave diagnostikuese, kanë një efektivitet më të lartë se ilaçet që përdoren në trajtimin e kancerit. Sot Irani ka arritur të lartësojë nivelin e vendit dhe të vendoset në mesin e pesë vendeve të para në botë në prodhimin e radiomedikamenteve".

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha gjithashtu se planifikimi dhe konsultimi për udhëtimin e Rafael Grossi, drejtorit të përgjithshëm t Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në Iran është në rendin e ditës dhe është duke u ndjekur kjo çështje.

Eslami shtoi: "Bashkëpunimi i Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është vendosur dhe njësitë e inteligjencës së ANEA-s kanë raportuar se nuk ka asnjë devijim në aktivitetet e programit atomik të Iranit".

Tags