Amir Abdollahian thekson gatishmërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi
(last modified Tue, 07 Feb 2023 06:58:23 GMT )
Shkurt 07, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian thekson gatishmërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi

Në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, ministri i Jashtëm i Iranit tha: Bazuar në urdhrat e Presidentit iranian, Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe e Republikës Islamike të Iranit është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme.

Sipas IRNA, Husein Amir Abdollahian në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu shtoi: Lajmi tragjik i tërmetit në jug të Turqisë preku shumë personalisht mua,  qeverinë dhe popullin e Iranit. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet tona juve, qeverisë dhe popullit të dashur të Republikës së Turqisë, veçanërisht familjeve të të prekurve nga tërmeti.  Në këtë situatë të vështirë ne jemi me kombin dhe qeverinë turke. Ai vazhdoi: Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe e Republikës Islamike të Iranit është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me ju dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme. Në këtë drejtim, ekipi mjekësor dhe i ndihmës së shpejtë i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane do të mbërrijë në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e personave të plagosur. Amir Abdollahian theksoi: Përveç popullit të dashur të Turqisë, ne jemi të shqetësuar edhe për situatën e iranianëve dhe studentëve që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti dhe jemi mirënjohës për ndihmën tuaj ndaj tyre. Ministri i Punëve të Jashtme u lut për mëshirën dhe faljen e Zotit për të viktimat e tërmetit, si dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit, durim dhe tolerancë për familjet dhe begati për kombin turk. Në këtë bisedë, ministri i Jashtëm i Turqisë vlerësoi mbështetjen dhe falënderoi për ngushëllimet e Presidentit, Ministrit të Punëve të Jashtme, qeverisë dhe popullit të Iranit për Presidentin, qeverinë dhe popullin e Turqisë. Mevlut Çavuşoğlu, duke shpjeguar situatën aktuale të tërmetit dhe dëmet fillestare, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për gatishmërinë e Iranit për të dërguar një ekip mjekësor dhe të ndihmës së shpejtë të Gjysmëhënës së Kuqe.  Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter të hënën në mëngjes tronditi Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë dhe plagosur me qindra njerëz.

Tags