Takimi i Mustafa Al-Kazemit me Amir-Abdullahian
(last modified Tue, 21 Feb 2023 18:16:46 GMT )
Shkurt 21, 2023 19:16 Europe/Tirane
  • Takimi i Mustafa Al-Kazemit me Amir-Abdullahian

Ish-kryeministri i Irakut u takua dhe diskutoi në Teheran me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ish-kryeministri i Irakut Mustafa Al-Kazemi, i cili po viziton Teheranin, u takua sot (e martë) me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian dhe shkëmbyen mendime për çështje të ndryshme. Duhet përmendur se Hossein Amir-Abdollahian së shpejti do të vizitojë Irakun dhe do të takohet dhe bisedojë me zyrtarët e këtij vendi. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani, në një takim me gazetarët lidhur me vizitën e Amir-Abdollahian në Irak tha se ky udhëtim do të përqendrohet mbi çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe midis Iranit dhe Irakut, dhe do të plotësojë konsultimet rajonale të Iranit me vendet mike dhe fqinje. Ndër vendet arabe të Azisë Perëndimore, Iraku ka afrimitetet më të mëdha kulturore dhe fetare me Iranin. Kufiri i gjatë mes dy fqinjëve (rreth 1258 km kufi tokësor dhe 351 km kufi ujor), lidhjet racore, historike, gjuhësore, të përbashkëtat fetare dhe ekzistenca e kërcënimeve dhe interesave të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë konsiderohen pika të rëndësishme në marrëdhëniet Iran-Irak.

 

Tags