Shkurt 26, 2023 08:08 Europe/Tirane
  • Fillon prova klinike e vaksinës së virusit korona

Në Iran ka nisur faza e parë e provës klinike të vaksinës “Coronapsin” për parandalimin e mutanteve të virusit korona.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kjo vaksinë është prodhuar në bazë të teknologjisë “mRNA”, duke e vendosur kështu Iranin ndër vendet e pakta me njohuri teknike për të prodhuar këtë lloj vaksine. Në të ardhmen e afërt me teknologjinë "mRNA” do të jetë e mundur të trajtohen shumë sëmundje të vështira për t'u kuruar. Mostra e parë eksperimentale e kësaj vaksine është prodhuar dy vite më parë (2021) dhe dje, me injektimin e flakonit të parë (kampionit eksperimental) të kësaj vaksine, kjo vaksinë hyri në provë klinike.   Rezultatet e studimeve paraklinike të kësaj vaksine në organizma të ndryshëm, treguan se me injektimin e kësaj lloj vaksine, sasia e antitrupave është më neutralizuese se llojet e tjera të vaksinave dhe jetëgjatësia e antitrupave është gjithashtu mjaft domethënëse; Në këtë mënyrë pritet më shumë efektivitet i kësaj lloj vaksine në parandalimin e “Covid-19”.

Tags