Takimi i ambasadorëve të Iranit, Arabisë Saudite dhe Sirisë në Irak
Ambasadorët e Iranit, Arabisë Saudite dhe Sirisë në Irak u takuan dhe biseduan në margjinat e mbrëmjes së iftarit të ambasadës iraniane në Bagdad.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se mbrëmja e iftarit e ambasadorëve të vendeve islamike në Irak u mbajt të mërkurën mbrëma në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad dhe u organizua nga Muhamed Kazem Al-Sadegh, ambasadori iranian në këtë vend.
Në këtë mbrëmje iftari ishin të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve islamike të pranishme në Irak, përfshirë ambasadorët e Jordanisë, Kuvajtit, Libanit, Afganistanit, Mauritanisë, si dhe ambasadorë të vendeve të tjera si Rusia.
Në margjinat e kësaj mbrëmje iftari dhe për herë të parë, në një atmosferë miqësore ambasadori iranian Muhamed Kazem Al-Sadegh, ambasadori i Sirisë Sattam Xhadaan Al-Dandah dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Irak Abdulaziz Al-Shammari biseduan për çështje të ndryshme me interes të përbashkët.