Prill 13, 2023 18:19 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian jep detaje për takimin e vendeve fqinjë të Afganistanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka publikuar disa detaje në lidhje me takimin e dytë katër palësh mes Iranit, Rusisë, Kinës dhe Pakistanit në lidhje me Afganistanin të zhvilluar në qytetin Samarkand.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas pjesëmarrjes në takimin e dytë katërpalësh mes Iranit, Rusisë, Kinës dhe Pakistanit në Samarkand, në lidhje me detajet e këtij takimi, deklaroi: "Sot në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve katërpalëshe mes Iranit, Pakistanit, Rusisë dhe Kinës".

Amir Abdulahjan shtoi: "Shqetësimet që ekzistojnë në lidhje me situatën në Afganistan, ne i kemi shtruar për diskutim në këtë takim. Këto shqetësime përfshinë zgjerimin e terrorizmit në Afganistan, krizat e krijuara nga vazhdimi i sanksioneve të Amerikës kundër Afganistanit dhe gjendja shumë e vështirë e jetesës së popullit të Afganistanit dhe rezultati i padëshiruar i këtyre krizave, do të thotë vazhdimi i shpërnguljes së refugjatëve në drejtim të vendeve fqinjë, siç është Republika Islamike e Iranit".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka thënë: "Në këtë takim është diskutuar edhe nevoja e luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe përgjegjësia e autoriteteve qeverisëse të Afganistanit në këtë drejtim, shqetësimet serioze që janë krijuar nga privimi i femrave afgane nga shkollimi si tema të rëndësishme të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit".  

Tags