Ministri i mbrojtjes së Iranit: Zhvillimi i dronëve dhe furnizimi i forcave të armatosura me këto mjete vazhdon fuqishëm
(last modified Thu, 20 Apr 2023 14:50:17 GMT )
Prill 20, 2023 16:50 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit: Zhvillimi i dronëve dhe furnizimi i forcave të armatosura me këto mjete vazhdon fuqishëm

Ministri i mbrojtjes së Iranit në ceremoninë e dorëzimit të më shumë se 200 dronëve në Ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Rruga e zhvillimit të dronëve dhe furnizimi i forcave të armatosura me këto mjete vazhdon fuqishëm".

Në Teheran dhe në disa rajone të Iranit në prani të komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe ministrit të mbrojtjes së Iranit u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të mbi 200 dronëve strategjikë nga forcat ushtarake të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral brigade Muhamedreza Gharaei Ashtijani, ministër i mbrojtjes së Iranit, gjatë ceremonisë së dorëzimit të mbi 200 dronëve strategjikë në ushtri, deklaroi se Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për mbështetjen e forcave të armatosura si në fushën e pajisjeve ashtu edhe në fushën e pajisjeve dhe armatimeve edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve.

Ministri i mbrojtjes i Iranit deklaroi: "Duke i dhënë prioritet skenave luftarake, u zbulua roli shumë i rëndësishëm i dronëve në skenat luftarake dhe aksionet në fushën e dronëve kanë filluar që nga vitet e kaluara dhe rezultati i këtyre veprimeve ka qenë ndërtimi i llojeve të ndryshme të dronëve me misione të ndryshme".

Gjeneral brigade Ashtijani shtoi: "Duke pasur parasysh prioritetin e pajisjeve strategjike, Ministria e Mbrojtjes së Iranit ka mbështetur forcat e armatosura në këtë drejtim dhe tani për shkak të shumëllojshmërisë së misioneve që kanë këta dronë, fuqia luftarake e forcave të armatosura është rritur ndjeshëm.

Duke renditur pikat për pajisjet e dorëzuara në Forcat e Armatosura, ministri iranian i mbrojtjes deklaroi: "Pajisjet janë të përditësuara dhe përdorimi i pajisjeve të reja është padyshim më efektiv".

Tags