Teherani bie dakord me ngritjen e një zyre për mbrojtjen e interesave të Iranit në Shqipëri
(last modified Sun, 23 Apr 2023 05:20:11 GMT )
Prill 23, 2023 07:20 Europe/Tirane
  • Teherani bie dakord me ngritjen e një zyre për mbrojtjen e interesave të Iranit në Shqipëri

Në një bisedë me homologun e tij turk, Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi miratimin e Ministrisë së Jashtme të Iranit për krijimin e një zyre për mbrojtjen e interesave të Iranit në Shqipëri nëpërmjet Turqisë dhe vlerësoi përpjekjet e sinqerta të Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka biseduar dhe shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa e ka uruar për festën e Fitër Bajramit. Në bisedën telefonike mes ministrave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Turqisë gjithashtu u diskutua për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale. Në këtë telefonatë Amir Abdollahian njoftoi dakordimin e Ministrisë së Jashtme të Iranit me ngritjen e një zyre për mbrojtjen e interesave të Iranit në Shqipëri nëpërmjet Turqisë dhe vlerësoi përpjekjet e sinqerta të Turqisë. Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, duke i shprehur urimet e sinqerta ministrit të Jashtëm iranian me rastin e festës së Fitër Bajramit, përmendi marrëdhëniet e privilegjuara mes dy vendeve dhe theksoi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike dhe vëllazërore.

 

Tags