Ministri i mbrojtjes së Iranit: Organizata e Bashkëpunimit të Shangait duhet të forcojë politikat balancuese
(last modified Fri, 28 Apr 2023 13:49:38 GMT )
Prill 28, 2023 15:49 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit: Organizata e Bashkëpunimit të Shangait duhet të forcojë politikat balancuese

Ministri i Mbrojtjes së Iranit deklaroi: "Arritjet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait duhet të vendosen në rrugën e forcimit të politikave balancuese".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral brigade Muhamed Reza Ashtijani, ministër i mbrojtjes së Iranit, të premten, në pjesëmarrjen e tij të parë në samitin e ministrave të mbrojtjes në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait në Nju Delhi të Indisë, duke vë në dukje faktin se politikat ekspansioniste të Perëndimit dhe NATO-s për të ringjallur botën unipolare janë intensifikuar në masë të konsiderueshme, deklaroi: "Luftërat zëvendësuese dhe terrorizmi po përdoren si një mjet për të kërkuar superioritet nga disa fuqi të mëdha, dhe themelet e sistemit të kontrollit të armëve, mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë si dhe të traktateve ndërkombëtare janë nën kërcënim serioz".

Gjeneral Ashtijani vlerësoi se problemi më i madh i Bashkësisë Ndërkombëtar dhe i rajoneve gjeografike për të ngadhënjyer në luftën kundër terrorizmit, është përdorimi i standardeve të dyfishte dhe tha: "Republika Islamike e Iranit është edhe viktimë e terrorizmit edhe pioniere në luftën kundër terrorizmit kurse me padyshim që krimi i Amerikës në vrasjen e kolmandantit të lartë iranian të luftës kundër terrorizmit, gjeneralin e martirizuar Kasem Sulejmani, në rajon nuk është asgjë tjetër përveç mbështetje ndaj terrorizmit". 

Ministri i mbrojtjes së Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit duke marrë parasysh faktin se posedon një pozitë të rëndësishme në fushën e tranzitit dhe luan një rol të veçantë në luftën kundër lëndëve narkotike, tha: "Ne presim që krijohen qëndrime të njëjta dhe bashkëpunim më serioz brenda Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait për t'u përballur me këtë çështje".

Amir Ashtijani theskoi: "Doktrina mbrojtëse e Republikës Islamike të Iranit është e bazuar mbi potencialet dhe kapacitetet e gjithanshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, ndjek parime të qëndrueshme për të krijuar forcë parandaluese dhe mesazhi i doktrinës mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit është paqe dhe miqësi për rajonin dhe botën".

Ministri i mbrojtjes së Iranit në fund duke thënë se sasia më e madhe e tregtisë globale zhvillohet në rripin detar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait, shtoi: "Propozohet që në sekretarinë e kësaj Organizate, të krijohet "Rripi i sigurisë detare të Shanghait" me qëllim ruajtjen e sigurisë së linjave ndërlidhëse dhe garantimin kolektiv tregtisë globale me pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait".

 

Tags