Kanani: Qeveria e Pakistanit duhet të përpiqen të përmirësojnë sigurinë kufitare
(last modified Sun, 21 May 2023 13:38:44 GMT )
May 21, 2023 15:38 Europe/Tirane
  • Kanani: Qeveria e Pakistanit duhet të përpiqen të përmirësojnë sigurinë kufitare

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist në rajonin Saravan në juglindje të Iranit dhe theksoi: "Presim që autoritetet shtetërore të Pakistanit të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjet e dy vendeve për të shtypur grupet terroriste dhe garantuar sigurinë në vijat kufitare".

Pas sulmit terrorist në kufirin "Marze Sar" në rajonin Saravan, i cili rezultoi me vrasjen e pesë rojeve kufitare iraniane, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e diel) e dënoi ashpër këtë sulm të tmerrshëm terrorist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha: “Ky akt frikacak terrorizmi është drejtuar nga grupet destruktive dhe terroriste pas pranisë së një delegacioni të lartë pakistanez kryesuar nga kryeministri Shahbaz Sharif në ceremoninë e hapjes së tregut të përbashkët kufitar dhe projekteve të transmetimit të energjisë elektrike së bashku me Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Iranit në zonën kufitare "Peeshin". Ky është një veprim kundër sigurisë dhe interesave të dy vendet. Qëllimi i grupeve terroriste është të mos lejojnë që kufiri i përbashkët të jetë kufi i miqësisë dhe bashkëpunimit dhe një kufi ekonomik për popujt e dy vendeve".

Tags