Gjeneral Ashtijani: Irani është në gjendje të prodhojë të gjitha pajisjet e nevojshme për forcat e armatosura
(last modified Mon, 05 Jun 2023 14:40:05 GMT )
Qershor 05, 2023 16:40 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ashtijani: Irani është në gjendje të prodhojë të gjitha pajisjet e nevojshme për forcat e armatosura

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Ministria e Mbrojtjes është e aftë të prodhojë çdo pajisje që i nevojitet forcave tona të armatosura".

Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit me punën e palodhshme të specialistëve dhe të forcave të reja të brendshme, ata kanë arritur të prodhojnë dhe ndërtojnë të gjitha llojet e pajisjeve luftarake dhe armëve të avancuara.

Ministri i mbrojtjes së Iranit, gjeneral Muhamedreza Ashtijani, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fars, në lidhje me pajisjen e rojeve kufitare me pajisje moderne, deklaroi: "Ministria e Mbrojtjes është në gjendje të prodhojë çdo pajisje ushtarake për të cilat kanë nevojë forcat e armatosura dhe që ndihmojnë në garantimin e sigurisë së kufijve të vendit tonë. Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë të pajisura me pajisjet më të modernizuara të cilat nevojiten për t'u përballur me kërcënimet kufitare".

Ministri i mbrojtjes së Iranit shtoi: "Ne kemi vijë të gjatë kufitare dhe nganjëherë ekzistojnë disa raste kur pjesa kufitare e vendit fqinjë të mos ketë stabilitetin dhe sigurinë e duhur dhe forcat e tyre të mos kenë mundës të përballen me elemente destruktive që veprojnë në atë vend dhe si rezultat ndodhin ngjarje të padëshiruara për asnjërën palë".

Tags