Këshilltari i lartë i ministrit të Jashtëm iranian takohet me presidentin dhe zëvendësministrin e jashtëm të Sirisë
(last modified Mon, 12 Jun 2023 18:55:31 GMT )
Qershor 12, 2023 20:55 Europe/Tirane
  • Këshilltari i lartë i ministrit të Jashtëm iranian takohet me presidentin dhe zëvendësministrin e jashtëm të Sirisë

Këshilltari i lartë i Ministrit të Jashtëm të Iranit për Çështjet e Posaçme Politike u takua me Presidentin sirian dhe me Zëvendësministrin e Jashtëm të Sirisë dhe diskutuan zhvillimet në këtë vend dhe në rajon.

Ali Asghar Khaxhi diskutoi me Presidentin dhe Zëvendësministrin e Jashtëm të Sirisë për zhvillimet e fundit në rajon si dhe zhvillimet në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve të Sirisë me vendet e rajonit. Pas këtyre takimeve, Ali Asghar Khaxhi tha: Javën e ardhshme do të mbahet një takim i ekspertëve të lartë për procesin e Astanasë për zgjidhjen politike të krizës siriane. Ai shtoi: "Ky udhëtim u bë për të konsultuar dhe koordinuar qëndrimet e Teheranit dhe Damaskut në lidhje me këtë takim". Ayman Sosan, zëvendësministri i jashtëm i Sirisë, gjithashtu tha: " Në margjinat e samitit të Astanasë, do të mbahet një takim katërpalësh i zëvendësministrave të jashtëm të Sirisë, Iranit, Turqisë dhe Rusisë për të diskutuar hartimin e një udhërrëfyesi për rifillimin e marrëdhënieve midis Damaskut dhe Ankarasë. Zëvendësministri i Jashtëm sirian, duke iu referuar rëndësisë së pranisë së delegacionit të lartë diplomatik të Iranit në Damask në këtë fazë, sqaroi se Teherani dhe Damasku kanë të njëjtat qëndrime në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza dhe vendosjen e stabilitetit dhe paqes në Siri.

 

Tags