Urime për festën e Ghadir Khomit
(last modified Thu, 06 Jul 2023 19:02:13 GMT )
Korrik 06, 2023 21:02 Europe/Tirane
  • Urime për festën e Ghadir Khomit

Nesër (e premte), 18 Dhul-Hixheh 1444 H.K, që përkon me 7 korrikun 2023, është dita e festës së Ghadir Khomit, festës së madhe të myslimanëve.

Ghadir Khom është një rajon mes Mekës dhe Medines ku Profeti i Nderuar i Islamit hz. Muhamed (s.a.v.s), pasi kreu haxhin e lamtumirës, e shpalli Imam Aliun si pasardhës të tij dhe prijës të besimtarëve. Profeti i Nderuar (s.a.v.s) dha urdhër që të gjithë haxhinjtë të ndalen në Ghadir Khom dhe e shpalli Aliun trashëgimtar, pasardhës, vëlla dhe prijës të besimtarëve nga ana e Zotit. Në fjalimin e tij, hz. Muhamed (s.a.v.s) deklaroi: " Për të gjithë ata që kam qenë prijës, pas meje Aliu do të jetë prijësi i tyre."  " Festa e Ghadir Khom-it, e cila në traditat islame interpretohet si Festa më e Madhe (bajrami më i madh), mund të interpretohet si Festa më e madhe e të gjitha feve hyjnore, sepse rezultati i përpjekjeve të të gjithë të dërguarve hyjnorë është realizuar në këtë ditë. Në natën e festës së Ghadir Khom-it, populli besimtar iranian tubohet nëpër qendrat fetare dhe kulturore ku organizohen ceremoni të shumta festive. Radio dhe Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë shiitët dhe myslimanët e tjerë dhe liridashësit e botës për ardhjen e festës së Ghadir Khomit.

 

Tags