Korrik 16, 2023 20:21 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Ne nuk bëjmë kompromis me asnjë palë në lidhje me integritetin territorial

Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit tha: Ne nuk do të bëjmë kompromis me asnjë palë në lidhje me integritetin territorial të Iranit dhe Rusia nuk duhet të ndihmojë planin gjeopolitik të Perëndimit për të destabilizuar Gjirin Persik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mohammad Baqer Kalibaf në mbledhjen publike të Këshillit Islamik në fjalimin e tij tha: Këshilli Islamik kundërshton me forcë përmbajtjen e deklaratës së përbashkët të vendeve të Gjirit Persik dhe Rusisë në lidhje me tre ishujt iranianë. Ne u njoftojmë fqinjëve të Iranit, përfshirë Rusinë, se ruajtja e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit është e mundur vetëm në bazë të respektimit të parimeve të fqinjësisë së mirë, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial të vendit tonë. Kryetari i Këshillit Islamik vazhdoi: “Integriteti territorial i Iranit është ruajtur me gjakun e qindra mijëra të rinjve më të pastër dhe më trima të këtij vendi dhe ne nuk do të bëjmë kompromis me asnjë palë në këtë drejtim. Përveç kësaj, Rusia, e cila vetë është viktimë e ekspansionizmit gjeopolitik të Perëndimit dhe NATO-s dhe po lufton kundër saj, nuk duhet të ndihmojë planin gjeopolitik të Perëndimit për të destabilizuar Gjirin Persik, ndërkohë që Irani është garantuesi i vetëm i stabilitetit në Gjiri Persik dhe neutralizuesi i programeve të rrezikshme perëndimore në këtë rajon të ndjeshëm.

Tags