Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Pakistan
(last modified Thu, 03 Aug 2023 08:28:41 GMT )
Gusht 03, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Pakistan

Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në krye të një delegacioni të rangut të lartë mbërriti për një vizitë dyditore në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Amir Abdollahian në aeroportin Noor Khan në Islamabad pas mbërritjes së tij, u prit nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit. Ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet dhe do të bisedojë sot me homologun e tij pakistanez Bilawal Bhutto Zardari dhe më pas do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit. Ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet edhe me kryeministrin e Pakistanit dhe palët do të shkëmbejnë mendime për konsensusin e liderëve të dy vendeve për të promovuar marrëdhënie të ngushta. Abdollahian do të takohet edhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare dhe Kryetarin e Senatit të Pakistanit dhe palët do të diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar të dy vendeve vëllazërore. Amir Abdollahian përveç Islamabadit gjithashtu do të udhëtojë në Karaçi. Ndërkohë, në margjinat e këtij udhëtimi, dy ditë më parë, delegacione të larta të zyrtarëve ekonomikë Iranit zhvilluan bisedime me homologët pakistanezë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe tregtarë, bujqësi, transport dhe komunikim, si dhe shkencë e teknologji. Forcimi i bashkëpunimit dypalësh midis Teheranit dhe Islamabadit bazuar në shumë pika të përbashkëta, mund të jetë një shtysë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve fqinje dhe vëllazërore.

Tags