Teherani paralajmëron Evropën rreth ruajtjes së sanksioneve raketore kundër Iranit
(last modified Fri, 15 Sep 2023 07:34:19 GMT )
Shtator 15, 2023 09:34 Europe/Tirane
  • Teherani paralajmëron Evropën rreth ruajtjes së sanksioneve raketore kundër Iranit

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit paralajmëroi rreth zbatimit dhe miratimit të masave tensionuese nga Bashkimi Evropian dhe palët evropiane të JCPOA, të cilat do të kenë një efekt negativ në procesin e bashkëpunimit, duke përfshirë negociatat për heqjen e sanksioneve.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet: Republika Islamike e Iranit vendimin e Bashkimit Evropian dhe 3 vendeve evropiane për të mos përmbushur detyrimet e tyre deri në vitin e tetë të JCPOA, e konsideron të paligjshëm dhe në kundërshtim me detyrimet e tyre sipas JCPOA dhe rezolutës 2231. Ajo e konsideron këtë masë si një akt që krijon tension dhe shoqërohet me qëllime keqdashëse. Në përgjigje të tërheqjes së paligjshme të Shteteve të Bashkuara dhe rivendosjes së sanksioneve mizore, Republika Islamike e Iranit ndërmori hapa kompensuese në përputhje me të drejtat e saj sipas neneve 26 dhe 36 të JCPOA dhe këto hapa janë plotësisht në përputhje me procedurat e përfshira në JCPOA. Kjo deklaratë shton: Vendimi për të mos përmbushur detyrimet e Bashkimit Evropian dhe tre vendeve evropiane në përgjigje të veprimeve bërthamore të Iranit është plotësisht jashtë çdo logjike juridike, sepse Irani i ka dhënë plot një vit afat kohë palëve evropiane për të kompensuar veprimin e paligjshëm të Shteteve të Bashkuara, atë të tërheqjes nga marrëveshja dhe më pas ai filloi gradualisht hapat e tij kompensuese për t'u dhënë mundësinë palëve evropiane që të kompensojnë dhe të mbajnë hapur dritaren e diplomacisë. Sipas dispozitave të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u lëshua rreth 8 vjet më parë për miratimin e JCPOA, kufizimet e vendosura nga kjo organizatë në lidhje me aktivitetet që lidhen me raketat balistike të Iranit do të skadojnë në tetor 2023. Prandaj, veprimi i vendeve evropiane në lidhje me ruajtjen e sanksioneve raketore është shkelje e Rezolutës 2231 dhe konsiderohet si një hap që nënkupton vazhdimin e politikës së vendeve perëndimore në ruajtjen e presionit ndaj Iranit përmes JCPOA. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: “Nuk ka dyshim se Republika Islamike e Iranit do t'i përgjigjet në mënyrë të duhur dhe brenda kuadrit të të drejtave të saj ndaj këtij akti të paligjshëm, provokues dhe shkeljes së qartë të detyrimeve të Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar sipas JCPOA dhe Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. " Shefi i politikës së jashtme të BE-së dhe koordinatori i bisedimeve të Vjenës, Josep Borrell, në një deklaratë të enjten tha se Britania, Gjermania dhe Franca kanë informuar BE-në se duan të ruajnë sanksionet e raketave balistike kundër Iranit. Pas marrjes së një letre nga Trojka Evropiane, Borrell në një deklaratë tha: Ministrat e Jashtëm thonë se Irani nuk i është përmbajtur marrëveshjes JCPOA që nga viti 2019 dhe kjo çështje nuk është zgjidhur përmes mekanizmit të zgjidhjes së problemeve JCPOA. Ai vazhdoi: Ata thanë se nuk duan të ndërmarrin hapa për të hequr më shumë sanksione kundër Iranit më 18 tetor 2023. Ndërkohë, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Mattheë Miller, në prag të përfundimit të sanksioneve raketore të Iranit ka njoftuar: Uashingtoni për t'u marrë me raketat e Iranit në bashkëpunim me partnerët evropianë do të forcojë sanksionet. Burimet evropiane kanë pohuar se përdorimi i dronëve iranianë nga Rusia, mundësia e dërgimit të raketave balistike nga Irani në Rusi dhe privimi i Iranit nga përfitimet e marrëveshjes bërthamore janë tre arsye që Evropa synon të mbajë sanksionet e raketave balistike kundër Iranit.

Tags