Në paradën ushtarake të Iranit prezantohen raketa hipersonike dhe dronë me rreze më të gjatë
(last modified Fri, 22 Sep 2023 19:11:41 GMT )
Shtator 22, 2023 21:11 Europe/Tirane
  • Në paradën ushtarake të Iranit prezantohen raketa hipersonike dhe dronë me rreze më të gjatë

Për të përkujtuar Javën e Mbrojtjes së Shenjtë, forcat e armatosura iraniane mbajtën parada ushtarake në të gjithë vendin dhe në ujërat e Gjirit Persik.

Në këto parada Irani ka prezantuar pajisjet e tij ushtarake duke përfshirë dronin me rreze të gjatë veprimi në botë së bashku me raketat balistike dhe hipersonike. Produktet më të fundit ushtarake, duke përfshirë raketa dhe dronë të ndryshëm, zakonisht ekspozohen në paradën vjetore. Një nga pikat kryesore të paradës së të premtes në Teheran ishte ekspozimi i dy raketave kyçe iraniane, përkatësisht Fattah dhe Paveh. Fattah është një raketë me dy faza me lëndë djegëse të ngurtë e dirigjuar dhe precize, me një rreze veprimi prej 1,400 km dhe shpejtësi nga 13 deri në 15 Mach. Shpejtësia, së bashku me grykat e lëvizshme që lejojnë raketën të manovrojë në të gjitha drejtimet brenda dhe jashtë atmosferës së Tokës, e bën atë imune ndaj përgjimit nga të gjitha sistemet ekzistuese kundër raketave. Paveh është një raketë e re cruise me rreze të gjatë që mund të fluturojë deri në 1,650 kilometra (1,025 milje). Parada përfshiu gjithashtu prezantimin e dronit me rreze më të gjatë veprimi në botë së bashku me dronët Mohajer, Shahed dhe Arash.

 

Tags