Konsultime mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Nju Jork
(last modified Sun, 24 Sep 2023 08:54:59 GMT )
Shtator 24, 2023 10:54 Europe/Tirane
  • Konsultime mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Nju Jork

Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian u takua me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në këtë takim, palët shprehën kënaqësinë e tyre për rihapjen e ambasadave dhe vendosjen e ambasadorëve të dy vendeve në Teheran dhe Riad, në përputhje me vendosmërinë serioze të dy vendeve për të hyrë në një rrugë të re. Amir Abdollahian në këtë takim tha: Jemi të gatshëm të hartojmë dhe nënshkruajmë një dokument gjithëpërfshirës bashkëpunimi mes dy vendeve. Gjithashtu është i nevojshëm aktivizimi i komisionit të përbashkët ekonomik të të dy vendeve në kuadër të vendosmërisë së dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dypalëshe, veçanërisht ekonomike dhe tregtare. Ai theksoi domosdoshmërinë e aktivizimit të linjave të transportit ajror dhe detar për të lehtësuar procesin e udhëtimit dhe tregtisë mes dy vendeve. Amir Abdollahian gjithashtu theksoi idenë e propozuar nga Republika Islamike e Iranit për të formuar një forum dialogu dhe bashkëpunimi midis 8 vendeve në veri dhe jug të Gjirit Persik. Edhe ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan e quajti të kënaqshme shpejtësinë e përparimit në marrëdhëniet mes dy vendeve që nga shpallja e rifillimit të marrëdhënieve. Përveç kësaj, ne kemi hapur horizonte të reja, tha ai. Duke deklaruar dëshirën e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e ideve të propozuara, ai e vlerësoi takimin e liderëve si bazë për rritjen e shpejtësisë së procesit të bashkëpunimit. Në këtë takim, të dyja palët shprehën konsensusin për përshpejtimin e formimit të komisionit të përbashkët ekonomik të dy vendeve, formimin e komitetit koordinues, ngritjen e linjave të transportit ajror dhe detar, hapjen e zyrave të çështjeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimin sportiv mes dy vendeve. Ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit dhe Arabisë Saudite gjithashtu shprehën kënaqësinë e tyre për koordinimin e federatës së të dy vendeve për të zhvilluar garat sportive të të dy vendeve në fushat e tyre dhe e vlerësuan si efekt pozitiv qëndrimin e opinionit publik të të dyve vende.

Tags