Fjalimi i plotë i Amir Abdulahjan në AP të OKB për luftën në Gaza
(last modified Thu, 26 Oct 2023 19:07:44 GMT )
Tetor 26, 2023 21:07 Europe/Tirane
  • Fjalimi i plotë i Amir Abdulahjan në AP të OKB për luftën në Gaza

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan ka lëshuar një paralajmërim të fortë me pasojat e pakontrollueshme të mbështetjes së pakufizuar financiare, të armëve dhe operacionale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit izraelit, të cilin ai e fajësoi për bombardime të ashpra kundër civilëve në Rripin e Gazës.

Husejn Amir Abdulahjan e bëri këtë paralajmërim të enjten teksa iu drejtua një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi luftën në Rripin e Gazës.

Më poshtë është teksti i plotë i fjalimit të kryediplomatit iranian në seancë.

Në emër të Zotit

Zoti President,

Falënderoj Shkëlqesinë Tuaj për mbajtjen e këtij takimi të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në Palestinë.

* Bota e di se Republika Islamike e Iranit luan rolin më konstruktiv për të ndihmuar e paqen dhe sigurinë në Azinë Perëndimore dhe në të gjithë botën, si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS.

* Ka 18 ditë që ne jemi dëshmitarë të krimeve të luftës dhe gjenocidit të regjimit pushtues izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të Palestinës.

* Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete evropiane janë pozicionuar në anën e regjimit pushtues të Izraelit pa respektuar Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar. Ata e quajnë një lëvizje çlirimtare palestineze si "terroriste", e cila ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe të vetëvendosjes, por veprimeve të regjimit pushtues dhe kriminel të luftës që po kryen gjenocid në Rripin e Gazës i referohen si "të drejtë për vetëmbrojtjeje".

* Për fat të keq kjo është gjendja e botës sonë sot! Kjo është gjendja e Këshillit të Sigurimit, i cili duhej të përpiqej të vendoste paqen dhe sigurinë botërore.

* Sot, SHBA dhe disa shtete evropiane po shikojnë dhe mbështesin vrasjen e rreth 6000 civilëve në më pak se tre javë nga regjimi izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor të Palestinës. Dhe padyshim që e ndihmojnë këtë regjim ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht.

* Sigurisht dhe sipas informacioneve tona, ne e dimë se Perëndimi ka pasur dhe ka politikanë të mëdhenj dhe të mençur. Ne rekomandojmë SHBA-në dhe Perëndimin që të punojnë për paqen dhe sigurinë, jo për luftën kundër njerëzve, fëmijëve dhe grave. Në fakt, në vend që të dërgojnë raketa, tanke dhe bomba për t'u përdorur kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, ata duhet të ndalojnë mbështetjen e gjenocidit.

Zoti President,

* Historia e qytetërimit iranian tregon se ne gjithmonë kemi mbështetur paqen dhe sigurinë. Por, sot në Nju Jork dhe nga selia e Kombeve të Bashkuara u them sinqerisht shtetarëve dhe forcave ushtarake amerikane që tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim zgjerimin dhe shtrirjen e luftës në rajon, por Paralajmëroj nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr. Aty është shtëpia jonë dhe Azia Perëndimore është rajoni ynë. Ne nuk bëjmë kompromis me asnjë palë dhe asnjë palë dhe nuk kemi asnjë rezervë kur bëhet fjalë për sigurinë e shtëpisë sonë.

Gjenocidi në Gaza duhet të ndalet menjëherë. Shpërngulja e detyruar e banorëve të Rripit të Gazës duhet të ndalet menjëherë.

* Sot Gaza është në pritje të ndihmës urgjente dhe jetike humanitare.

* Sipas ligjit ndërkombëtar, lëvizja çlirimtare palestineze Hamas po lufton pushtimin dhe ka të drejtë legjitime. Sipas negociatave tona, Hamasi është gati të lirojë të burgosurit civilë. Në të njëjtën kohë, bota duhet të mbështesë lirimin e 6000 palestinezëve që po mbahen në burgjet izraelite.

Tani më lejoni të vazhdoj pjesën tjetër të vërejtjeve të mia në gjuhën e ëmbël persiane:

1- Sipas historisë dhe bazuar në dokumentet e OKB-së, çështja palestineze ka një histori rreth 80-vjeçare. Prandaj, përpjekja për të reduktuar dimensionet e saj në një sulm dhe ndaj një grupi çlirimtar palestinez është një gënjeshtër e madhe.

2- Sipas ligjit ndërkombëtar, si dhe qindra rezoluta të po kësaj Asambleje, e gjithë toka e Palestinës është një tokë e pushtuar dhe sipas kësaj, regjimi sionist njihet si agresor dhe pushtues.

3- Kombi palestinez, si çdo komb tjetër i pushtuar, ka "të drejtën e padiskutueshme dhe të natyrshme për vetëvendosje" dhe ka të drejtën të vendosë drejtpërdrejt dhe lirisht për pavarësinë e tij dhe të krijojë një shtet të pavarur për të vendosur vetë fatin e tij. Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe siç specifikohet nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit nr. 309 dhe 323 të vitit 1972 në rastin e Namibisë, "e drejta e patjetërsueshme për vetëvendosje dhe pavarësi" është e përhershme dhe nuk zhduket me kalimin e kohës. Prandaj, sikurse pushtimi i tejzgjatur i tokës nuk i krijon asnjë të drejtë pushtuesit, kalimi i kohës nuk e pakëson të drejtën për të përcaktuar fatin e kombit të pushtuar.

4- Sipas parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe qindra rezolutave të kësaj Asambleje, kombi palestinez, si komb i pushtuar, ka të drejtën legjitime t'i rezistojë pushtimit duke përdorur të gjitha metodat e disponueshme, përfshirë luftën e armatosur. Prandaj, përpjekjet e fundit hipokrite dhe mashtruese për ta paraqitur luftën e kombit palestinez kundër pushtuesit si veprime terroriste nuk do t'i mashtrojnë kombet e lira dhe ndërgjegjet e zgjuara të botës.

5- Megjithë mbështetjen efektive të shumicës dërrmuese të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara për miratimin e qindra rezolutave në Asamblenë e Përgjithshme që konfirmojnë të drejtën e kombit palestinez për vetëvendosje, për fat të keq, në praktikë jo vetëm që asnjë pjesë e të drejtave të palestinezëve nuk janë realizuar, por krimet e pushtuesve janë bërë më të përhapura dhe më të rënda. Ne besojmë se ky organ duhet të përdorë me vendosmëri të gjitha kompetencat e tij për të përmbushur të gjitha të drejtat e palestinezëve.

6- Për fat të keq, funksioni i Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështjen palestineze është krejtësisht pasive. Këshilli i Sigurimit deri më tani nuk ka mundur të detyrojë regjimin pushtues izraelit të zbatojë qoftë edhe një klauzolë nga rezolutat më të dobëta të këtij organi.

7- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbështetës të palëkundur dhe të përhershëm të regjimit pushtues izraelit, janë shkaku kryesor i dështimeve të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht Këshillit të Sigurimit, në mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve. Amerika me dhjetëra herë e ka penguar Këshillin e Sigurimit në përmbushjen e detyrave të tij në këtë fushë, shembull i së cilës është vetoja e 45 rezolutave të këtij Këshilli, e fundit prej të cilave ndodhi javën e kaluar, gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm kundërshtuan armëpushimin në Gaza, por refuzuan edhe abstenimin për një rezolutë për të bërë të mundur dërgimin e ndihmave humanitare për civilët nën bombardime dhe rrethim të hekurt në Rripin e Gazës, dhe e kundërshtuan atë. Kjo është papërgjegjshmëria e fundit dhe një shembull i qartë i shkeljes së parimeve themelore njerëzore.

8- Ne besojmë se një zgjidhje e plotë dhe gjithëpërfshirëse e çështjes palestineze është e mundur vetëm nëpërmjet realizimit të plotë të së drejtës së patjetërsueshme të këtij kombi për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez në të gjitha territoret palestineze dhe me Al- Kuds si kryeqytet. E gjithë toka e Palestinës, nga deti deri në lumë, u përket vetëm palestinezëve autoktonë, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët dhe asnjë institucion apo vend nuk ka të drejtë dhe nuk mund t'i japë ndonjë pjesë të Palestinës një personi ose grupi tjetër. Ky është një iluzion i rremë, një fantazi e vrazhdë që mund të realizohet vetëm në një ëndërr. Republika Islamike e Iranit beson në të drejtën e kombit palestinez për t'i rezistuar pushtimit dhe ka ofruar një iniciativë politike dhe demokratike që përfshin mbajtjen e një referendumi për vetëvendosje midis banorëve autoktonë të Palestinës, iniciativë kjo e cila është regjistruar në OKB-ja.

9- Thelbi dhe natyra e regjimit sionist bazohen në agresion, okupim, krim, gënjeshtra dhe mashtrim. Deri tani ky regjim ka nisur më shumë se 20 luftëra në rajon, ka pushtuar pa përjashtim të gjithë fqinjët e tij, ka sulmuar një sërë vendesh jashtë rajonit të tij dhe ende pushton territorin e disa vendeve të tjera arabe përveç Palestinës. Ky regjim ka kryer të katër krimet kryesore ndërkombëtare, përkatësisht agresionin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin, jo një herë, por shumë herë dhe në disa raste, të katër krimet në të njëjtën kohë, dhe për të çuar përpara qëllimet e saj të paligjshme, nuk ka pranuar t'i përmbahet asnjë parimi njerëzore dhe kurrfarë rregullave juridike.

10- Ne duhet ta shohim realitetin ashtu siç është; realiteti është ky se pushtimi brutal është shndërruar në aparteid brutal. Është ky kombinim i tmerrshëm i "pushtimit kronik" dhe "aparteidit të thellë" që i jep regjimit pushtues lejen psikologjike për të masakruar dhe vrarë në mënyrë masive popullatën e pushtuar.

Prandaj, tani është koha për të shqyrtuar fytyrën e vërtetë të këtij regjimi dhe për ta njohur atë ashtu siç është, siç bëri Asambleja e Përgjithshme në vitin 1975 me Rezolutën nr. 3379, duke e identifikuar 'sionizmin si racizëm'.

Megjithëse rezoluta e sipërpërmendur u anulua me votim në vitin 1991 nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me shpresën e rreme për të çuar përpara të ashtuquajturin proces paqeje, sot më shumë se kurrë është bërë e qartë se regjimi pushtues në thelb nuk i jep asnjë të drejte popullatës nën pushtim dhe siç deklaroi raportuesi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në raportin e tij zyrtar në 2022, ky pushtues i ka të gjitha karakteristikat e një regjimi aparteid.

Zoti President,

Dua të theksoj se:

1- Veprimi i fundit i kombit palestinez si dhe aksioni i organizatës çlirimtare të Hamasit kundër pushtuesve, sipas rregullave në fuqi të së drejtës ndërkombëtare, është plotësisht legjitim dhe është e drejtë e tyre e qenësishme dhe atribuimi i çdo titulli tjetër ndaj këtij veprimi është absolutisht i paligjshëm dhe i papranueshëm.

2- Pretendime të tilla si e drejta e të ashtuquajturës "vetëmbrojtje legjitime" duhet t'i jepet një regjimi pushtues, është gjithashtu një shaka shumë qesharake. Sigurisht që nuk është e mundur të ndryshohen vendet e vrasësit dhe të viktimës duke keqpërdorur disa shprehje gjuhësore.

3- Operacioni Stuhia Al-Aksa është një reagim ndaj vazhdimit të pushtimit dhe agresioneve kundër palestinezëve dhe një kundërpërgjigje ndaj krimeve të përhapura të regjimit sionist në muajt e fundit. Në fakt, ky operacion ishte shpërthimi vullkanik i zemërimit të mbledhur në të gjithë kombin palestinez kundër krimeve të vazhdueshme dhe të përhapura 75-vjeçare të regjimit sionist.

4- Sipas të drejtës ndërkombëtare, rezistimi ndaj agresionit dhe pushtimit, duke përfshirë edhe mjetet e armatosura, është e drejtë e natyrshme dhe legjitime e kombit palestinez dhe populli palestinez për një gjë të tillë nuk kërkon lejen apo urdhrin e asnjë vendi apo institucioni për ta ushtruar atë. Zgjidhja e fundit e lëvizjes çlirimtare të Hamasit në lidhje me kohën, vendin dhe cilësinë e përmbushjes së kësaj të drejte është gjithashtu vendim i tyre i pavarur.

5- Ashtu siç tha edhe Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj këtyre rasteve dhe të kalojmë pranë tyre dhe nëse krimet e regjimit sionist vazhdojnë, askush nuk mund t'i ndalë myslimanët dhe forcat e rezistencës. Prandaj, ata që vazhdimisht flasin për nevojën e parandalimit të përhapjes së konfliktit, duhet të bëjnë presion mbi regjimin sionist për të ndaluar menjëherë dhe plotësisht krimet e tyre.

6- Republika Islamike e Iranit, duke iu përmbajtur plotësisht detyrimeve të saj ligjore ndërkombëtare dhe si të gjitha kombet e lira të botës, mbështet fuqishëm luftën legjitime të kombit palestinez për realizimin e plotë të së drejtës së tij të patjetërsueshme për vetëvendosje dhe për themelimin e një shteti të pavarur palestinez në të gjitha tokat e tyre me kryeqytet Al-Quds Al-Sharif. Dhe ne besojmë se kjo është mënyra e vetme për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajonin e Azisë Perëndimore.

7- Si deklaratat e fundit të autoriteteve zyrtare dhe ushtarake të regjimit sionist dhe veprimet e tij kundër Rripit të Gazës dëshmojnë se vrasja e më shumë se 7000 civilëve, nga të cilët më shumë se 62 për qind janë fëmijë dhe gra, dhe plagosja dhe gjymtimi i më shumë se 19000 civilë të tjerë, duke ndërprerë plotësisht ujin, energjinë elektrike, karburantin, ushqimin dhe ilaçet për një popullsi prej disa milionësh dhe duke ndaluar çdo ndihmë efektive ndaj tyre dhe duke shkatërruar brutalisht dhe gjerësisht vendbanimet civile, xhamitë, kishat, spitalet dhe objektet e infrastrukturës me sulme krejtësisht të qëllimshme dhe me qëllim "hakmarrjeje" dhe "ndëshkimi kolektiv" të cilat janë të ndaluara në mënyrë eksplicite nga e drejta ndërkombëtare; nuk lënë vend për dyshim se këto veprime janë një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe një shembull i qartë i krimit të agresionit, i një krimi lufte, i një krimi kundër njerëzimit dhe gjenocidi.

8- Në këtë kontekst do të përmend vetëm krimin e kryer në spitalin Al-Mu'amedani. Duke pasur parasysh se në bazë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, sulmi ndaj spitaleve në të gjitha kushtet është i ndaluar padiskutim dhe në mënyrë të pakundërshtueshme, dhe duke marrë parasysh përmasat dhe dimensionet e dhunshme të krimit të regjimit sionist në sulmin kundër spitalit Al-Mu'amedani, është e qartë se ky krim i urryer në mënyrë të vetme përmban të gjithë elementët përbërës të një krimi lufte, një krimi kundër njerëzimit dhe një krim gjenocidi, dhe vetëm ai është i mjaftueshëm për t'i mbajtur përgjegjës dhe për të ndjekur penalisht të gjithë komandantët, autorët dhe mbështetësit e tij.

9- Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat marrin pjesë drejtpërdrejt në këtë luftë përmes mbështetjes financiare dhe të armatosur, si dhe veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake dhe mbështetjes efektive politike, janë një shkelje e qartë e statutit dhe detyrimeve ligjore ndërkombëtare të atij vendi dhe si rrjedhojë, SHBA duhet të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht. Për më tepër, ndërsa vetë SHBA-ja është në fakt edhe drejtpërdrejt e përfshirë në kryerjen e krimeve kundër palestinezëve, nuk ka të drejtë të ftojë të tjerët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të kërkojë që të përmbahen nga përhapja e luftës. Prandaj, ne paralajmërojmë fuqishëm kundër pasojave të pakontrollueshme të mbështetjes së pakufizuar financiare, ushtarake dhe operacionale nga Shtëpia e Bardhë për regjimin e Tel Avivit, e cila ka çuar në zgjerimin dhe rritjen e ashpërsisë së bombardimeve kundër civilëve dhe grave palestineze dhe fëmijëve në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

10- Zhvillimet aktuale në Palestinë vërtetuan qartë gjithashtu se rezultati i vetëm i çdo normalizimi të marrëdhënieve me regjimin izraelit është i barabartë me injorimin e të drejtave legjitime dhe historike të kombit palestinez dhe me dhënien e lejes për kryerjen e çdo krimi kundër tij, dhe për rrjedhojë çdo përpjekje për normalizimin e lidhjeve me regjimin izraelit është e dënuar të dështojë.

11- Parandalimi i përshkallëzimit të situatës palestineze, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet aktuale të turbullta në rajone të ndryshme të botës, është një përgjegjësi globale. Ne, nga ana jonë, jemi të gatshëm të luajmë një rol më serioz në këtë fushë, në përputhje me përpjekjet tona të fundit. Udhëheqësit e lëvizjes çlirimtare të Hamasit kanë shprehur gatishmërinë për të liruar të burgosurit joushtarakë dhe Irani, Turqia dhe Katari janë të gatshëm të luajnë rolin e tyre në këtë përpjekje shumë të rëndësishme. Natyrisht, lirimi i 6000 të burgosurve palestinezë nga ana e regjimit pushtues izraelit është një tjetër domosdoshmëri.

12- Duke vlerësuar qëndrimet pozitive dhe realiste të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe përpjekjet e tij në terren për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe ndalimin e luftës, OKB-ja pritet të përdorë një fjalor të fortë dhe sipas kapitullit të shtatë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të detyrojë regjimin sionist të ndalojë menjëherë krimet e tij të luftës, gjenocidin dhe vrasjet masive të civilëve dhe të sigurojë baza të tjera për realizimin e plotë të së drejtës së kombit palestinez për vetëvendosje. Kjo është, sigurisht, detyrë e natyrshme e Kombeve të Bashkuara, e cila është vonuar me dekada.

 

Tags