Tetor 28, 2023 09:00 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian në një takim me Guterres: Irani mbështet çdo zgjidhje politike për të ndaluar menjëherë gjenocidin në Gaza.

Ministri i Jashtëm i Iranit, i cili ka udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Palestinën, diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth zhvillimeve të fundit në Azinë Perëndimore dhe statusit të Rripit të Gazës.

Hussein Amir Abdollahian në këtë takim tha: Irani mbështet çdo zgjidhje politike që çon në ndërprerjen e menjëhershme të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Gaza, dërgimin e ndihmave të vazhdueshme humanitare dhe luftimin e migrimit të detyruar të banorëve të Gazës. Amir Abdollahian shtoi: Republika Islamike e Iranit ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për luftërat çlirimtare dhe rezistencën e popullit palestinez me synimin e realizimit të plotë të të drejtave të tij njerëzore si një nga parimet bazë të politikës së saj të jashtme. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu tha: Nëse situata aktuale dhe krimet e luftës të regjimit sionist vazhdojnë, ekziston çdo mundësi për zgjerimin e fushës së luftës dhe hapjen e fronteve të reja në rajon kundër regjimit izraelit. Amir Abdollahian theksoi: Vendosja e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në rajon arrihet vetëm me heqjen e plotë të pushtimit të Palestinës, kthimin e të gjithë refugjatëve në tokën e tyre, përcaktimin e sistemit të ardhshëm të Palestinës bazuar në një referendum me praninë e të gjithë banorëve kryesorë të saj, duke përfshirë hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët dhe së fundi formimin e një shteti të pavarur dhe të unifikuar të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë bazuar në planin e propozuar nga Republika Islamike e Iranit dhe që është në dispozicion të Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim, Guterres, duke theksuar rolin unik të Iranit në rajon, bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve politike diplomatike dhe konstruktive të Republikës Islamike të Iranit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara situatën humanitare në Gaza e quajti katastrofike dhe theksoi të gjitha palët që menjëherë të ndalojnë luftën dhe të dërgojnë ndihma humanitare. Guterres tha: Prioriteti themelor i Kombeve të Bashkuara është dërgimi i ndihmës humanitare dhe vendosja e armëpushimit.

Tags