Ambasadorët e Iranit dhe Pakistanit kthehen në Islamabad dhe Teheran
(last modified Sat, 27 Jan 2024 08:38:53 GMT )
Janar 27, 2024 09:38 Europe/Tirane
  • Ambasadorët e Iranit dhe Pakistanit kthehen në Islamabad dhe Teheran

Drejtori i Përgjithshëm i Azisë Jugore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit njoftoi kthimin e ambasadorëve të Iranit dhe Pakistanit në misionet e tyre përkatëse.

Pas sulmit të fundit të Iranit në selinë e terroristëve në Pakistan dhe sulmit reciprok të Pakistanit në një pikë kufitare në Iran, e cila sipas qeverisë së këtij vendi ishte vendbanimi i terroristëve pakistanezë, u krijua një ndjenjë pasigurie në marrëdhëniet midis Iranit dhe Pakistanit, por autoritetet e të dy vendeve theksuan nevojën për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe më pas Islamabadi njoftoi për një marrëveshje me Teheranin për të ulur tensionet në marrëdhëniet dypalëshe. Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë bërë të ditur se pas bisedës telefonike mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, të dyja palët ranë dakord që ambasadorët e dy vendeve të kthehen në vendet e tyre të punës deri më 26 janar 2024. Në këtë drejtim dhe sipas IRNA; Seyed Rasool Mousavi, Drejtori i Përgjithshëm i Azisë Jugore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të premten në faqen e tij personale në rrjetin social X, postoi publikoi një video të takimit të tij me ambasadorin pakistanez në Teheran, Mohammad Mudassar Tippoo dhe shkroi: "Marrëdhëniet si gjithmonë janë në kushte të mira dhe në situatën aktuale, përgjegjësia e masmedias së të dy vendeve është  që të forcojë miqësinë dhe vëllazërinë ".

Tags