Mars 11, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Irani, Rusia dhe Kina zhvillojnë stërvitje të përbashkët detare në veri të Oqeanit Indian

Forcat detare të Republikës Islamike të Iranit, të Rusisë dhe Kinës do të fillojnë një stërvitje të përbashkët detare në skajin verior të Oqeanit Indian, ku divizione të ndryshme të ushtrive të tyre do të kryejnë manovra detare në shkallë të gjerë.

Faza kryesore e kësaj stërvitjeje të përbashkët detare, e quajtur “Rripi i Sigurisë Detare 2024”, do të fillojë të martën më 12 mars.

Njësitë tokësore dhe ajrore të Marinës së Republikës Islamike të Iranit, si dhe homologët e tyre kinezë dhe rusë, do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta. Delegacionet detare nga Afrika e Jugut, Azerbajxhani, Kazakistani, Omani dhe Pakistani do të marrin pjesë në stërvitje si vëzhgues.

Stërvitjet detare të koduara “Rripi i Sigurisë Detare 2024” synojnë të forcojnë sigurinë dhe bazat e saj themelore në rajon, të zhvillojnë bashkëpunimin shumëpalësh midis vendeve pjesëmarrëse dhe të demonstrojnë vullnetin dhe aftësinë e këtyre vendeve për të garantuar së bashku paqen dhe sigurinë detare globale.

 

Tags