Prill 03, 2024 11:45 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian: Kërkojmë reagim të qartë të Këshillit të Sigurimit ndaj sulmit terrorist izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit kërkoi një reagim të përshtatshëm dhe të qartë nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dënimin e sulmit terrorist të regjimit sionist ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask dhe vrasjen e këshilltarëve ushtarakë zyrtarë të Iranit dhe të shtetasve sirianë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Hossein Amir-Abdollahian shkroi të martën në rrjetin social X: “Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke i kujtuar përgjegjësinë e këtij institucioni dhe të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, i kërkova një reagim të përshtatshëm dhe të qartë nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me dënimin e krimit të fundit të regjimit sionist në sulmin terrorist ndaj seksionit konsullor të ambasadës së vendit tonë në Damask dhe vrasjen e këshilltarëve zyrtarë ushtarakë të Iranit dhe të shtetasve sirianë".

Ministri i Jashtëm vazhdoi: “Në këtë bisedë telefonike Sekretari i Përgjithshëm, duke dënuar këtë krim, shprehu ngushëllimet e tij".

 

Tags